• |
ide | kryesore

Video/ Penalltia më e pakuptimtë e historisë: Baldez përgëzon portierin por prek topin me dorë

Sport, Video
Baldez



Kemi parë shumë penallti të shkaktuara në mënyrë absurde apo qesharake, por ajo e kryer nga një futbollist brazilian është vërtet e çmendur. Duke e rënduar më shumë se penalltia e ekzekutuar më pas në kohën shtesë ishte vendimtare për të vendosur barazimin përfundimtar. Ishte minuta e 48′ e pjesës së dytë kur Yann Baldez nxitoi te portieri Moises Freitas për ta komplimentuar për bllokimin e një goditje të rrezikshme. Vetëm se duke e goditur miqësisht ai kapi topin që ishte në duart e portierit. Diçka aq e dukshme sa arbitri nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të ndalonte lojën dhe të fishkëllente penalltinë.

Po luhej një ndeshje e Copa do Nordeste, një kompeticion me skuadra nga rajoni verilindor i Brazilit. Përballë Maranhao, një skuadër që luan në një ligë vendase, ishte favoritja ABC, një skuadër e Serisë C. Rezultati ishte çuditërisht në favor të Maranhao, përpara 2-1 ndërsa koha po mbaronte në pjesën e dytë. Pikërisht atëherë Baldez mendoi të hidhte në erë fitoren me një gjest sa të pakuptimtë aq edhe evident.

Ai u lehtësua aq shumë pasi pa topin në duart e portierit të tij, me suksesin tashmë një hap larg, sa lojtari i Maranhao vrapoi për ta përgëzuar. Fatkeqësisht, festimi i tij u shndërrua në një faull me dorë. Pamjet e pamëshirshme tregojnë qartë se Baldez goditi topin dy herë, gjë që nuk ishte as e lehtë duke pasur parasysh mënyrën se si portieri e mbronte atë në tokë.

Tre minuta më vonë, sulmuesi kilian i ABC, Javier Parraguez, shënoi nga pika e bardhë. Barazimi 2-2 lë një shije të keqe në gojën e skuadrës më pak të kuotuar, për të mos thënë aspak, ndërsa skuadra e Natal mund vetëm të falenderojë për dhuratën e bukur që mori kur nuk e shpresonte më.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *