• |
ide | kryesore

Video/ “Duhet ta godasësh ti”: fitorja e City nuk mjafton, gjesti i Haaland tërbon teknikun Guardiola

-Instant, Sport, Video
Guardiola



Pasditen e së shtunës, Manchester City mundi Leeds në ndeshjen e luajtur në Etihad, duke mbajtur një pikë pas Arsenal. Në suksesin 2-1 të Citizens protagonisti ishte Gundogan, autor i një dygolëshi. Dy gola që mund të bëheshin edhe tre nëse gjermani nuk do të kishte goditur në shtyllë penalltinë. Një gabim që mund të kushtonte shtrenjtë, duke qenë se miqtë e ngushtuan shpejt diferencën. E pikërisht ky episod bëri që trajneri Pep Guardiola të tërbohet me…Haaland.

Një ndeshje e dominuar nga Manchester City, që shënoi dy herë në minutën e 18′ e 27′ me Gundogan. Gjermani pastaj, në minutën e 84′, pati mundësinë të mbyllte përfundimisht historinë. Megjithatë, goditja e tij nga penalltia përfundoi në shtyllë dhe një minutë më vonë bardhezinjtë rihapën në mënyrë të pabesueshme ndeshjen me golin e Rodrigo. Një 2-1 që e bëri trajnerin e Citizens Guardiola të humbasë durimin e të shpërthejë ndaj Haaland. Po, sepse norvegjezi, i përcaktuar për penalltitë dhe praktikisht i pagabueshëm, kishte vendosur t’ia linte penalltinë shokut të skuadrës për t’i dhënë mundësinë për një trigolësh. Një altruizëm i tepruar që nervozoi trajnerin katalanas.

TËRBIMI I PEP

“You have to take it!“, “Duhet ta godasësh ti!”, i bërtiti Guardiola nga pankina Haaland. Norvegjezi megjithatë nuk e dëgjoi trajnerin e tij, duke ia lënë penalltinë Gundogan. Në fund të ndeshjes, ndoshta pas një leksioni interesant për norvegjezin dhe gjermanin në dhomat e zhveshjes, trajneri i City komentoi episodin para mikrofonave të gazetarëve të pranishëm në sallën e shtypit: “Ndeshja nuk kishte përfunduar. Kjo tregon se sa bujar është Erling. Por nëse je 4-0 është mirë, kur je 2-0…”. Ndoshta trajneri katalanas nuk do të ketë përdorur të njëjtin ton të qetë për t’ia shpjeguar çështjen qendërsulmuesit të tij privatisht…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *