• |
ide | kryesore

Video/ Juventus, 14′ e tmerrshme të Nonge: 18 vjeçari u fut, shkaktoi penallti e u zëvendësua

Sport, Video
Nonge



Joseph Nonge Boende do ta mbajë mend gjatë ndeshjen e Napolit. Për fatin e tij të keq. Mesfushori i ri i Juventus, në fakt, u hodh në rrëmujë nga Allegri në momentin e nevojës. E në fillim u duk si lëvizja e duhur. Në fakt, me të në fushë, bardhezinjtë arritën menjëherë një barazim me Chiesa, por gjithçka do të ndryshonte menjëherë pas kësaj. Shkelja e kaviljes së Osimhen në minutën e 88′ ishte gjëja më e papërshtatshme që mund të kishte bërë dhe i kushtoi atij provokimin e penalltisë, që më pas çoi në golin e fitores së shënuar nga Raspadori.

Një goditje KO për Juventus, por edhe për belgun 18-vjeçar, i cili nuk pati kohë as të kuptojë se çfarë kishte bërë, kur Allegri e largoi për të futur Danilo, në funksion të sulmit final. Lëvizje që megjithatë, nuk dha rezultatet e shpresuara nga Zonja dhe dënoi Nonge të mbajë mbi supe peshën e një disfate edhe më të hidhur për atë që bardhezinjtë treguan në fushë.

Ndoshta Allegri mund t’ia kishte kursyer poshtërimin e një zëvendësimi të menjëhershëm. Apo ndoshta tekniku mund të kishte shmangur dërgimin e tij në fushë për 14 minuta, sa luajtën në të vërtetë dhe të mbështetej menjëherë te Danilo. Sigurisht një parantezë e keqe, të cilën Juventus e pagoi me humbje, por mund t’i kushtojë edhe më shumë 18 vjeçarit Nonge.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *