• |
ide | kryesore

Katastrofa humanitare në Ukrainë/ Deri tani lufta ka prodhuar mbi katër milionë refugjatë

-Instant, Arkiva, Planet



Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, ka bërë me dije se më shumë se katër milionë refugjatë janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin.

Sipas shifrave të bëra publike nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, rreth 2.3 milionë ukrainas janë vendosur në Poloni.

Rreth 6.5 milionë ukrainas janë zhvendosur nga banesat e tyre si pasojë e luftimeve.

Ka kaluar më shumë se një muaj nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur forcat ruse filluan atë që quajnë “operacionin special të demilitarizimit dhe denazifikimit të Ukrainës”. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *