• |
ide | kryesore

Tentoi të vriste dy persona në Sauk, policia ndjek dhe arreston 27-vjeçarin në Tepelenë

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një 27-vjeçar i ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, për një konflikt me dy të plagosur në zonën e Saukut tre ditë më parë, është vënë në prangat e policisë së Tepelenës.

I riu, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje”, fillimisht nuk ka pranuar që ti bindet urdhërit të policisë për të ndaluar, dhe pas ndjekjes nga ana e bluve, është vënë në pranga.

Shtetasi M. Xh. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Detaje nga policia: 

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Shqiponja, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen e shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhim, mbajtje, blerje apo shitje pa leje e armëve të ftohta”.

Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 1 Tiranë, pasi në datën 27.03.2022, në afërsi të rrethrrotullimit të Saukut, Tiranë, së bashku me 3 shtetas të tjerë (të arrestuar më parë) janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe si pasojë janë dëmtuar me mjete të forta dy prej këtyre shtetasve.

Pas shenjës për ndalim nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në dy pikat e kontrollit, shtetasi M. Xh. nuk e ka ndaluar automjetin e tij dhe është larguar me shpejtësi.

Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, të cilat pas disa minutash bënë të mundur kapjen e tij.

Shtetasi M. Xh. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 1 Tiranë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *