• |
ide | kryesore

Rrëfimi i shqiptarit që gjeti portofolin e Meryl Streep: E vërteta e shpërbimit

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Raportimi i një gazetari të “CNN” në Twitter se një djalë nga Kosova kishte gjetur një portofol me 2 mijë USD që i përkiste aktores hollivudiane Meryl Streep, ka bërë xhiron e rrjeteve. Gjesti i tij fisnik për t’ia kthyer patjetër pronares së tij, pa kurrfarë shpërblimi mahniti edhe gazetarin Bill Weir. Zymer Berisha ka rëfyer ngjarjen në emisionin “Rudina”.

“Ishte një mbrëmje e bukur, për fatin tim që ta kisha në dorë atë portofol. Pashë një çantë të madhe midis rrugës. Makinat kalonin dhe e shkelnin, më dukej si një çantë e madhe e thashë të shkoj ta heq se më dukej sikur makinat vetëm i kalonin sipër. E mora, e hapa çantën për ta ditur e kujt ishte dhe kur e pashë aty fotografinë, kishte disa dokumente, karta krediti dhe në foto m’u duk si ndryshe, por kur e lexova, ishte Meryl Streep.

Në atë moment u befasova, por në të njëjtën kohë nuk hezitova të kontaktoja disa numra telefoni që ishin aty brenda. Vajza e saj erdhi ta marrë.

I pashë fotografitë e fotot që u mundova të mësoj se kujt i përket çanta për t’ia kthyer. Shuma e parave ishte e madhe, por sidoqoftë që e kam mësuar prej prindërve të mi, që çfarëdo qoftë, me vlerë sado të madhe, kur s’të përket ty, nuk është e jotja. Vajza e saj në fillim tha “oh Zot i madh” dhe pasi u largua prej meje e kishte parë që s’mungonte asgjë.

Vajza e saj erdhi prapë e më tha që mami më dërgoi prapë te ti se duhet të pranosh diçka të vogël sa për falenderim dhe e pranova” tha ai. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *