• |
ide | kryesore

Pika më e ashpër e deklaratës së PD ndaj Yuri Kim: I shërben Edi Ramës 

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sjellja e sotme e ambasadores amerikane duke njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të PD-së përkundër vendimit të gjykatës, prodhoi një reagim tejet të ashpër të Partisë Demokratike.

Partia më e madhe opozitare, e drejtuar sipas vendimit të gjykatës nga Komisioni i Rithemelimit, bëri një akuzë të fortë ndaj Yuri Kim.

“Yuri Kim vërtetoi sot atë që e ka parathënë edhe me veprime të tjera se është në shërbim të lojrave të Edi Ramës për të dobësuar dhe për të mbajtur sa më gjatë peng opozitën, duke komanduar për kryetar ata që u refuzuan me votë masive nga demokratët.” – thuhet në reagim.

Lexo më tej: Njohu Alibeajn si kryetar/ Partia Demokratike reagon ashpër ndaj Yuri Kim 

Një betejë e tillë tashmë frontale mes diplomates më të rëndësishme në vend dhe partisë më të madhe opozitare është fryt i angazhimit agresiv të Yuri Kim në politikën e brendshme të vendit. Që nga shprehja “mos hani bar” deri tek thirrja për të shmangur votimin e kandidatëve të propozuar nga personat non-grata në zgjedhje, pra kandidatëve të Berishës më 6 mars.

Pas muajsh artikulimesh më të kujdesshme nga krahu i Berishës ndaj Yuri Kim, pavarësisht kundërshtisë së hapur drejtuar asaj për mospërfilljen e ambasadores ndaj shumicës opozitare të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhje dhe konfirmimit të gjykatës për Kuvendin e 11 dhjetorit, njohja e Alibeajt si kryetar të PD-së, ishte pika që derdhi gotën.

Lexo më tej: Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës 

Partia Demokratike zyrtarisht e akuzon ambasadoren se po i shërben Edi Ramës. ©LAPSI.AL 



18 Comments

  1. ore si nuk e kuptoni qe sa te jet Slal verdall, kushdo qe te vij ambasador nuk do i afrohet PD, pavarsish nga mbeshtetja qe Sala ka ne baze. Ata ja kan heq vizen, dhe Sala nuk eshte Mndela qe ti heqin non-gratan. Me Salen PD nuk vjen kurr ne pushtet. Nqs Sales vertet i dhimbset PD-ja, pse nuk i le rruge dikujt tjeter (psh atij Kellicit) per kryetar? Sepse nuk ka hallin e PD por ka hallin e vet. Per hallin e tij do marri ne qaf demokratet pasi do ngelen ne opozit te perjetshme, te pakten sa te jet gjall Sala.

  2. “Ku janë prokurorët, hetuesit dhe autoritetet në vendin tuaj? Ne e bëjmë sipas ligjeve tona, por dhe ju keni disa në vendin tuaj. Nëse doni ta dini, hetoni. Nuk takohemi me të, do të ketë pasojë nëse PD zgjedh dikë të shpallur ‘non grata”, tha Escobar.
    Qëndrimi konfirmon se paralajmërimet për pasojat që do të ketë PD nëse Berisha rikthehet në krye të saj, janë qëndrime të qeverisë amerikane dhe jo një pozicion personal i Yuri Kim.shqipkaret e shpellarit salih shurranjoset e ketij kombi po meren me Kim,nga foltorja gallate me ameriken

  3. Poshte putinistet shqiptare, poshte beogradsit shqiptare, poshte helenistet shqiptare. Rrofte Shqiperia, Lavdi Amerikes.

  4. Po mire mor demokrat kur njerezit qaheshin nga sala, per shume gjera qe nuk ishin me verte mire, ku mutin ishin amerikonet? Kur ti doje toçi amerikonit, keshtu muhabeti?

    1. Historia e Amerikes me shqiptaret nuk fillon dhe as nuk mbaron me Berishen apo Ramen. Nese nuk e njihni historine dhe kontributin amerikan per kombin shqiptar me teper se fatkeqeai eshte injorance dhe mosmirnjohje.

  5. Gjithe keto deme (ta lejme kete leneshen e hajdutit: nuk ja vlen te merresh me te; duhet me e injoruar mos me rreagu ndryshe ajo do vazhdoi te tall bythen me shqiptaret dhe per kete paguhet nga hajduti!) qe i vijne vendit nga ky gruop kriminal qe quhet qeveri dhe prej qeneve me llullin ne krye qe shesin çdo ideal Nuk ka me shpresa per tranzicion, me kete hale klase politke vendi nuk behet kurre! ( do me mallkoje ndojnani, jo se flas kot por se edhe ai gjen te verteten aty, dhe e verteta o miq asht e veshtire…. nuk kaperdihet) Shqiperija dhe ne shqiptaret nuk duhet tu besojme me politikaneve, ketij vendi i duhet mbreteri! Pa mbretri Shqipreia nuk ka te ardhme, per te mos thene qe zhbehet fare! Qente e politikes kushdo qofshin nuk do ndalen kurre ( thuhet kurre mos thuej… ka dhe perjashtim…. kurre, me keta tradhetaere hajdute mun te thuhet me plot gojen thuhet) shfrytezojne kete popull e kete vend! Duhet me e bere si e beri Hollanda ne fillim te shekullit 19-te! Meqenese ishte e ndare ne provinca me kontet e me princat e saj ajo qevrisej here nga njeri e here nga tjetri princ dhe sherri nuk mbarohej pothuaj asnjehere, ateher me propozimin e vendeve si Franca, Austria,etj e gjithe paria shkuan ne Vjene per bisedime , ne fund te ketyre bisedimve u vendos qe qe per te evituar shketerrimin e metejshem te vendit te zgjidhnin nje Mbret qe te ishte mbi palet dhe ashtu u be e qe me shume se 200-vjet eshte kjo hollanda qe ne njohim sot! Ta bejme dhe ne shqitaret ate qe beri Hollanda para 205 vjetesh! Jemi vone do thote ndonjeri, nuk jemi vone se princin e familjes mberterore e kemi e duhet vetem vulneti i mire i politikaneve dhe i shqitptareve! PS. Ne fund te fundit edhe Ahmet Zogu nga perlamenti u zgjodh mbret, ne parlament ishin deputete te djathte dhe te majte! Per me teper askush qofshin keta edhe hitoriuce te dulles nuk mund ta moheje se Shqiperia ne kohen e Zogeut ke qene me e begate dhe me e rrespktuar se sot ne Europe e bote… U be anetare e Lidhjes se Kombeve qe ne fillimet e saja 1920, u be anetare e FIFA-s dy vjet pas krijimit, etj…etj Rrofe mreti Rofte Shqiperija! Pshte hajdutet e trdhetarettttt!

  6. “e ashper” ??? e drejte mer…

    kjo o bo me keq se Lenka Cuko, se llap per cdo sekonde, Lenka rrespektonte kapacitetin e saj, dhe rrinte si mut brenda bllokut gjithe diten e tirrte lesh e nuk llapte te pakten

    1. A te marte muti shalet or zorragji qe menon se je me i mire se ata qe jetojne ne Bathore. Une kam me shume respekt per ato hallexhi qe kane ardhur nga kater anet dhe jetonin nen plasmas dhe sot jane me vila sesa ti qe haje fara luledielli athere e vazhdon ha dhe sot dhe shullohesh me nja kafe gjithe diten ne lokal. Ama je ne Tiron, 5 minuta larg nga Bathorja😜🤮

  7. ky agression është natyrisht një sinjal tipik drejtuar prokurorëve dhe hetuesve të Prokurorisë Speciale, që kanë në duar dosje që i djegin Berishës dhe grupit të tyre. Deri më sot, ky lloj shantazhi drejtuar këtyre njerëzve, të cilët janë natyrisht të brishtë e që kanë parë tmerret e xhindosjes së Berishës në vite,ballorja kryeqyteti i Shpellkareve te salih karaxhic berisha o byrektori i Foltores bob

  8. Vetem Sali sekretari eshte demokrat i vertete.

    PDja ka komisionin e rithemelimit per kryesi, po kjo se pengon sekretarin non grata me dale e me thone: une do bej kshu e une do bej ashtu….

  9. Per Zj Kim dhe SHBA Sali Berisha eshte nje patate e vogel qe askush nuk can bythen per te. Vetem zorretharet e zbritur nga shpellat mund ti shkojne nga mbrapa ,dhe ata per nje sandwich me laker turshi dhe nje gote dhalle se me aq genjehen shpellkaret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *