• |
ide | kryesore

Berisha sulmon Yuri Kim: Guvernatorja ka lënë rolin e ambasadores, dështoi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sali Berisha sulmoi fort ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Kur u pyet për njohjen që Kim i bëri Enkelejd Alibeajt si kryetar të PD-së, Berisha tha se “guvernatorja” ka harruar rolin e ambasadores.

“Ai ishte një dështim i ligë i saj i paralajmëruar. Si përfundim, guvernatorja ka lënë mënjanë rolin e ambasadores e cila nuk ka asnjë tagër të ndërhyjë në punët e brendshme të një force politike. Shpreh kënaqësinë e madhe se çdo shqiptar e ka të qartë se çfarë përpjekjesh po bëhen nga ajo. Imagjinoni se në çfarë gjendje ka qenë partia Demokratike, sikur të ishte një grup seksion i një ambasade. Zonja në fjalë shkel çdo rregull, zgjedh për shkak të terrenit që i ka lënë Edi Rama të bëjë atë që po bën.” – u shpreh Berisha. ©Lapsi.al 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *