• |
ide | kryesore

Brie Larson, pjesë e ‘Fast and Furious 10’

-Instant, F1, Paparazzi



Aktori i njohur, Vin Diesel ka zbuluar së fundmi se aktorja Brie Larson do i bashkohet kastit të “Fast and Furious 10”.

“Po, po, po… ju e shihni këtë engjëll mbi shpatullën time dhe i thoni vetes tuaj ‘kjo është kapitenia Marvel’. Është e qartë se ka dashuri dhe të qeshura në këtë imazh”, ka shkruar aktori në një selfie me Larson në Instagram

“Ajo që nuk e dini megjithatë, është se Brie do të jetë pjesë e Fast10.Përtej bukurisë së saj, intelektit t… Oscar-it të saj, haha ​​është ky shpirt i thellë që do të shtojë diçka që mund të mos e kishit pritur por e keni dëshiruar,” vazhdoi ai. “Mirë se erdhët në FAMILY Brie. @brielarson.”

Aktorja e cila fitoi çmimin Oscar për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Room” të 2015-ës – nuk është aktorja e parë fituese e Oskarit që merr pjesë në  “Fast and Furious”. Charlize Theron gjithashtu dhe Helen Mirren u shfaqën në “Fate of the Furious” dhe “F9”.

Njoftimi për kastin e Larson vjen një muaj pasi u zbulua se Jason Momoa do të luajë rolin e zuzarit në pjesën e 10-të të “Fast and the Furious”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *