• |
ide | kryesore

Del rezultati/ Gjika fiton zgjedhjet për kryetar të PD në Fier

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Rrapi Gjika ka fituar zgjedhjet në PD që u mbajtën këtë të diel në Fier për kryetarin e degës.

Gjika u shpall fitues me 452 vota, ndërsa kandidati tjetër, Vladimir Kajolli, mori 344 vota.

8 vota u vlerësuan të pavlefshme.

804 anëtarë të Partisë Demokratike në Fier morën pjesë në procesin zgjedhor, që nisi në orën 09:00 dhe u mbyll në orën 18:00.

Kryetari i ri i degës u zgjodh në bazë të parimit një anëtar, një votë, e para herë qe aplikohet një proces i tillë për zgjedhjen e kreut të kësaj force politike.

Procesi i votimit u administrua nga dy komisione dhe në dispozicion të zgjedhësve u vendosën  4 dhoma të fshehta dhe një kuti votimi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *