• |
ide | kryesore

Publikohen foto brenda dasmës së Brooklyn Beckham

-Instant, Paparazzi, Slider



Brooklyn Beckham u fotografua duke i përkëdhelur fundshpinën bashkëshortes së tij zyrtare Nicola Peltz këtë të diel, ndërsa dy të rinjtë u nisën për të drekuar disa orë pas dasmës në Florida, e cila, sipas burimeve, kushtoi plot 3.5 milionë dollarë. Beckhams u nisën për drekë në Palm Beach, pasi mbërritën me një Jaguar klasik blu. Prindërit e famshëm të Brooklyn-it, David dhe Victoria Beckham, u panë gjithashtu duke udhëtuar për t’iu bashkuar drekës, me një makinë identike. Dhëndri 23-vjeçar kishte veshur një pulovër kremi të hollë, ndërsa bashkëshortja 27-vjeçare, kishte zgjedhur një fustan të bardhë të shkurtër, me shpinën zbuluar. Nicola i kishte mbledhur flokët bisht me një fjongo të bardhë. Dasma që ka përfshirë të gjithë vëmendjen e mediave ndërkombëtare u bë në vilën e babait të Nicola Peltz, në Palm Beach, Florida.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *