• |
ide | kryesore

Alizoti nuk njeh Alibeajn: Grupi Parlamentar të votojë për Kryetarin e ri

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti i PD-së Tomorr Alizoti ka folur për mediat në lidhje me situatën në Partinë Demokratike. Alizoti tha se nuk e njeh Alibeajn si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së. Ai shtoi se Grupi Parlamentar duhet që të votojë për kryetarin e ri.

“Unë kam qëndrimet e mia dhe një prej tyre është që kryetari i grupit pas zgjedhejve të 6 marsit duhet të marrë një votëbesim në grupin e deputetëve sepse është në minorancë. Janë grupimet e ndara që e mbajnë peng. Berisha është pjesë e historikut të PD dhe prandaj demokratët i dhanë aq vota sa i dhanë. Minoranca nuk mund të ketë më shumë kapriço sesa mazhoranca. Mbledhjet e grupit parlamentar këto kohë kanë qenë si terapi ku secili shpreh mendimin e tij, por nuk pritet ndonjë vendim. Nuk mund të ketë më përjashtime në PD”, tha Alizoti.



3 Comments

  1. në 25 Mars z. Berisha na tha në zyrë se vendimet e gjykatave duhen respektuar, sot thotë pse ke ankimuar vendimin se gjykatat janë të Edi Ramës. Pra kur vendos në favor të Z. Berisha, gjykatat janë të mira, nëse rrezikon të bëjë drejtësi, ato janë të Edi Ramës. Kjo është qesharake.Ky i djathti alizoti qe komunistet ja kane shkerdhy familjen sot perkrah komunistin serb i fundit ne ballkan salih karaxhic berisha

  2. Karagjoz politikan, e ke te pamundur ta saktesosh kete sepse çdo dite ka nje pozicion te ri. Miopia e tij politike te habit, ose do kete ndonje kleçke ne biografi e reciton çfar i japin per te lexuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *