• |
ide | kryesore

Bordi i transparencës mban të pandryshuar çmimin e vajit të lulediellit në 321 lekë/litër

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Bordi i transparencës për çmimet e shportës ka mbajtur të pandryshuar çmimin e tregtimit të vajit të lulediellit.

Në mbledhjen e zhvilluar për këtë javë bordi vendosi që çmimi i vajit të lulediellit për tregtimin me shumicë do të vazhdojë të jetë 315 lekë dhe për shitjet në supermarkete 321 lekë për litër.

Shitja e vajit të lulediellit në këto nivele ka mbetur i pandryshuar për 2 javë rresht. Në mbledhjen e zhvilluar më 29 mars  bordi i transparencës përcaktoi që çmimi të ishte 299 lekë nga kompanitë e shumicës dhe 305 lekë për litër nga tregtarët e pakicës.

Me marzhin e pandryshuar të fitimit për grosistët 2 lekë dhe 4 lekë për supermarketet dhe me shtrenjtimin e çmimit të vajit ushqimor në tregjet e huaja nga 360 deri 430 lekë duke përfshirë koston e TVSH-së, aktorë të tregut pohojnë se janë dëmtuar disa operatorë, ndërsa të tjerë do të dëmtohen nga situatat e ardhshme.

“Pozicionet e operatorëve në treg do të ndërrohen. Mund të fitojnë ata që po humbasin sot dhe do të humbasin ata që aktualisht po fitojnë, pasi do të blejnë vajin e lulediellit me çmim më të shtrenjtë. Pra mesatarisht marzhi që është lënë në dispozicion nga bordi del i përgjysmuar”, pohoi për “Monitor” një nga importuesit e vajit të ambalazhuar në vend.

Pas nisjes të luftës, në tregun e shitjes me pakicë vaji i lulediellit ka pësuar rritjen më të lartë të çmimit në produktet e shportës ushqimore. Në muajin mars çmimi i vajit të lulediellit u tregtua 330 lekë për litër nga 249 lekë për litër që ishte në muajin shkurt (32,5% rritje). Pas kësaj periudhë çmimi u rrit edhe rreth 9% dhe arriti 370 lekë për litër.

Importuesit nënvizuan se rritja e çmimeve të vajit edhe për shkak të bllokimit të furnizimeve nga Rusia dhe Ukraina që përbëjnë 80% të prodhimit botëror të farës të lulediellit. Rusia, Ukraina, Hungaria, Serbia dhe Bullgaria janë furnizuesit kryesorë të tregut shqiptar me vaj ushqimor luledielli.

Më pas e ndjekin edhe shtete të tjera të Europës, si Italia, Gjermania dhe Greqia, por në sasi më të vogël. Varësia e lartë nga importet ku luhatjet e çmimeve janë të shpeshta ka ndikuar për reflektimin e tyre me shpejtësi në tregun vendas.

Sipas të dhënave të doganave importet e vajit të lulediellit në 2021 u rritën 8% më shumë se 2020. Importet nga Rusia u rritën me 10% në 2021-n në krahasim me një vit më parë, duke përbërë 17% të totalit. Në të njëjtën linjë u rritën importet nga Hungaria (3,5%), Italia (4%), ndërsa importet nga Ukraina pësuan rënie 7%./Monitor



13 Comments

  1. perdorni vaj ulliri, prodhohet ne shqiperi, tregu ska mungese produkti, ndihmon jashtezakonisht shue familjet shqiptare qe merren me rritjen apo perpunimin e vajin te ullirit, ben mire per shendetin

  2. Thjesht duhet te kemi pak durim e gjithcka do te shkoj ne vendin e duhur.Shume shpejt do te kthehemi ne normalitet

    1. Ne kete kohe krize duhet te jemi te bashkuar.Jemi ne nje situate ku cdo vend eshte ne veshtiresi.Shpresojme qe te normalizohet situata.

  3. Dmth as mos te ngrihet e as mos te ulet.une kam 26 vjet qe nuk perdor vaj misri apo luledielli.vetem vaj ulliri.

  4. Le te durojme dhe pak sepse eshte gjendje lufte dhe kete po e perjeton gjithe bota . Shpresoj qe te mos jete e larget dita qe te kthehen çmimet si me pare qe ti perballojme me lehtesi

  5. Gjithshka do te rregullohet dhe do te vij ne normalitet por dhe menaxhimi i krizes po behet ne menyre shum te mire

  6. Jemi ne situate lufte kshuqe cmimet jane rritur ne shume vende te botes jo vetem tek ne, shpresoj qe shume shpejt cdo gje te normalizohet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *