• |
ide | kryesore

Lufta Rusi-Ukrainë/ Çfarë dimë pas shtatë javësh pushtim

-Instant, Arkiva, F1, Planet



Sot bëhen 49 ditë që kur Rusia nisi ofensivën e saj ushtarake në Ukrainë, plot shtatë javë, dhe tonet mes dy krahëve në luftë janë ngritur. Presidenti amerikan Xho Bajden i ka cilësuar veprimet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid“, duke thënë se presidenti rus Vladimir Putin “po përpiqet të zhdukë idenë e të qenënurit ukrainas (si kombësi)”. “Ne do t’i lëmë avokatët të vendosin ndërkombëtarisht nëse kualifikohet (si gjenocid) apo jo, por sigurisht që kështu më duket mua,” tha Presidenti amerikan.

Aleati më i ngushtë i Putinit në Ukrainë, Viktor Medvedchuk, është kapur nga forcat e rendit ukrainas, njoftoi Volodomyr Zelenski. Medvedchuk është udhëheqësi i “Platformës Opozitare për Jetën”, partia më e madhe opozitare e Ukrainës. Zelenski propozoi lirimin e tij në Rusi në këmbim të ukrainasve të kapur nga forcat ruse. Zelenskiy gjithashtu paralajmëroi Rusinë: “Lëreni Medvedchuk të jetë shembull për ju. As ish-oligarku nuk shpëtoi, për të mos përmendur shumë më tepër kriminelë ordinerë nga bombardimet ruse. Ne do t’i kapin të gjithë.” 

(Viktor Medvedchuk, njeriu kryesor i Putinit në Ukrainë) 

Zelenskiy tha se “ende nuk është e mundur” të nxirren përfundime 100 përqind se çfarë lloj lënde (për sulmet) u përdor në Mariupol të martën. Më herët, ai shprehu shqetësimet se forcat ruse po përgatisnin “një fazë të re terrori” që mund të përfshinte përdorimin e armëve kimike në Ukrainë. Andriy Biletsky, udhëheqësi i regjimentit vullnetar të Azov (ekstremistë të djathtë ukrainas), pretendoi të hënën se tre persona në qytetin port jugor kishin përjetuar “helmim nga kimikatet e luftës, por pa pasoja katastrofike”. 

(Pamje nga Mariupoli, i shkatërruar nga bombardimet ruse) 

Megjithatë, disa vëzhgues kanë shprehur skepticizëm se provat e disponueshme tregojnë për një sulm me armë kimike. Është shumë herët për të thënë përfundimisht se çfarë ndodhi, por një ekspert paralajmëroi se mbeti e paqartë nëse kimikatet, e lëre më armët kimike, ishin përdorur, bazuar në provat e disponueshme fillimisht. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se SHBA nuk mund të konfirmojë raportet për përdorimin e armëve kimike në Mariupol.

Situata në lindje të Ukrainës është e tensionuar. Civilët janë larguar nga Ukraina lindore përpara një sulmi të parashikuar gjerësisht dhe forcat ruse u mbyllën në rrënojat e qytetit jugor të Mariupol. Forcat ukrainase po përgatiteshin për një ofensivë të re ruse në lindje të vendit. Guvernatori i Luhanskut, Serhiy Gaidai, i kërkoi banorëve që të evakuoheshin sa më shpejt që të ishte e mundur duke përdorur korridoret e dakorduara humanitare.

Kryetari i bashkisë së Mariupolit, Vadym Boichenko, tha se vlerësimi i fundit ishte se rreth 21,000 banorë civilë ishin vrarë në qytetin port ukrainas që nga fillimi i pushtimit rus. Numri i vdekjeve në Mariupol mund të jetë deri në 22,000, tha për CNN Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetsk.

Kryetari i qytetit ukrainas të Bucha, afër Kievit, tha se autoritetet kishin gjetur deri më tani 403 trupa të njerëzve që ata besonin se ishin vrarë nga forcat ruse gjatë pushtimit të zonës. Ky numër ishte ende në rritje, tha Anatoliy Fedoruk, duke shtuar se ishte shumë herët që banorët të ktheheshin në qytet.

Nga ana tjetër, Vladimir Putin deklaroi se Ukraina kishte devijuar nga marrëveshjet e arritura në një konferencë të paqes në Stamboll dhe se bisedimet nuk po prodhojnë asgjë. Kur u pyet për komentet e presidentit rus, një anëtar i delegacionit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se negociatat me rusët ishin shumë të vështira, por po vazhdonin.

Putin gjithashtu pretendoi se operacioni ushtarak i Rusisë po shkonte siç ishte planifikuar dhe se qëllimi i Rusisë në Ukrainë ishte të përmbushte të gjitha qëllimet e saj dhe të minimizonte humbjet. “Ne do t’i arrijmë objektivat tona, nuk ka dyshime,” u tha Putin punëtorëve në kozmodromin Vostochny (vend lëshimi raketash sojvetike) në lindjen e largët të Rusisë. “Qëllimet e saj janë absolutisht të qarta dhe fisnike,” tha ai për fushatën ushtarake të Rusisë. Ai tha se Rusia “nuk kishte zgjidhje tjetër” veçse të nisë atë që ai e quan një “operacion special ushtarak” dhe u zotua se do të “vazhdonte deri në përfundimin e plotë të tij dhe përmbushjen e detyrave që janë vendosur”. 

Si pasojë e gjendjes së vështirë ku gjendet sot, Ukraina duket se po mbështetet financiarisht. Banka Botërore po planifikon mbështetje financiare për Ukrainën me vlerë 1.5 miliardë dollarë për të ndihmuar në funksionimin e shërbimeve kritike ndërsa vendi po lufton një sulm të ri nga Rusia. Banka tha se fondet do të përdoren për të mbështetur vazhdimin e shërbimeve kryesore të qeverisë, duke përfshirë pagat për punonjësit e spitaleve, pensionet për të moshuarit dhe programet sociale për njerëzit në nevojë.

Një britanik, i cili ka luftuar me forcat e armatosura ukrainase në qytetin e rrethuar të Mariupolit, është detyruar të dorëzohet së bashku me njësinë e tij te rusët, sepse mbetën mbetur pa ushqim dhe municione. Aiden Aslin, nga Neëark, iu bashkua marinsave të Ukrainës në vitin 2018, por u ka thënë miqve dhe familjes se ai dhe shokët e tij nuk mund të durojnë më, ndërsa rusët gradualisht shtrëngojnë kontrollin e tyre në qytetin port jugor.

Zelenski refuzoi një kërkesë të presidentit gjerman, Frank-ëalter Steinmeier, për të vizituar Kievin së bashku me politikanë të tjerë europianë të mërkurën. Sipas një raporti të gazetës gjermane Bild, arsyeja e mohimit ishin lidhjet e ngushta të mëparshme të socialdemokratit gjerman me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe historia e tij si avokat i lidhjeve të ngushta ekonomike ruso-gjermane.

Përshtatur nga The Guardian, ©LAPSI.AL 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *