• |
ide | kryesore

Basha: Me Ramën kam folur vetëm për humbje familjare

-Instant, Lajme, Të fundit



Shpifje e ka cilësuar Lulzim Basha deklaratën e kryeministrit Edi Ramës i cili gjatë Kongresit të PS tha se i ka dërguar një mesazh duke e paralajmëruar se PD do të shkojë në këtë situatë.

Basha nënvizoi tha se me Ramën ka komunikuar vetëm dy herë dhe në këto raste theksoi se kanë qenë mesazhe ngushëlluese për dy humbje respektive që kanë pasur në familje.

Pyetje: Bëni Ramën përgjegjës për krizën, por Rama ka deklaruar se u ka bërë me dije me anë të një mesazhi që PD do shkonte në këtë gjendje ku është tani ndërsa theksoi se ka gabuar me një vit. A është e vertetë?

Basha: Kjo është shpifje. S’ka pasur komunikim. Ka pasur komunikim për dy humbje në familje. Këto kanë qenë. Ato që thotë Rama janë gënjeshtra. 3 e tranzicionit hedh gënjeshtra për të hequr vëmendjen. Si i japim fund vjedhjes, një e ka drejtësia dhe një politika. Këto prodhojnë cirk hedhin gënjeshtra dhe askush s’jep zgjidhje. Unë jam përpjekur për një kulturë tjetër politike.

Sipas Bashës akuzat për marrëveshje me Ramën janë shpifje e treshes së tranzicionit, referuar këtu kryeministrit, ish-kryeministrit Berisha dhe presidentit Meta.

“Akuzat janë shpifje të treshes së tranzicionit. Partia Demokratike e vlerave është aryeja e vetme që mund të dalim nga kjo situatë. Me demokratët janë takime për të mundësuar një debat të vërtetë për frymë pozitive të bashkimit. Kam qenë në krah të demokratëve çdo ditë. Personalizimi është sëmundja më e keqe që u ka ngjitur politika. Askush s’ka në dorë ta bëjë të zezën të bardhë. Ne kemi të dorë të jemi të vërtetë me veten e qytetarët, të pranojmë gabimet që kemi bërë dhe të krijojmë një aksion që ta çlirojë Shqipërinë nga kjo situatë ku është futur.  Një qeveri e zhytur në skandale  që bën sikur ska ndodhur asgjë. Përpjekja për të zhvendosur edhe vëmendjen  e publikut te një interes personal i një njeriu vjen me një kosto të madhe për Pd dhe qytetarët. S’kam ndërmend të bëhem pjesë e kësaj loje”.



14 Comments

  1. Genjeshtar patologjik dhe i paburre Basha kur mohon komunikimet me Ramen. Tere qendrim et e tij pas 2017-s ishin ne sinkron me KM.

    Ne cdo vend te botes pozia dhe opozita ruajne komunikimin mes tyre. Teatrin e luajne ne parlàment, ndaj demokracia sot eshte kjo qe shohim e per jetojme.

    A do te piqet ndonje here dandy Basha ?

    1. Te besosh sot te non grata eshe me keq se te jesh shpellar…. Fatekeqesi kombetare qe kemi kaq shume njerez te trashe qe nuk besojne te AMERIKA…. O Zot kaq shume njerez te trashe ka ky komb, them komb se ka plot gomere ne Kosove qe Amerika ju dha pavarsine dhe keta besojne te Sali non grata…..Deri dje shpellkaret e salihut ja lepinin bythen lulit,sepse dhe salihu ja lepinte bythen lulzimit,kur u fut amerika atehere dhe ju shpellkare vazhdoni tja lepini mire bythen salihut,mbasi ky dhjet

      1. I trashe je ti o idiot qe po degjove fjalen Amerike, e ha tollum cdo gje qe thote nepunes te shtetit Amerikan dhe jo AMERIKA. Po te shohesh noj lajm e te lexosh lajmet se ca behet ne Amerike, do e kuptosh se jane “dy” Amerika.
        Athere si e shpjegon nje robqir si puna jote qe Youri Kim (Ambasadroja e Amerikes) thote qe Rama po ben nje pune ekselente ndersa Raporti i Departamentit te shtetit po Amerikan thote “Shqipera lavatrice e pastrimit te parave”. A jane te dy keta, amerikane? Se spo flas per ‘dy’ amerikat Demokrate e Republikane.
        Dhe e fundit, ato qe ti i quan shpellar, te bejne pidhin e robve shpelle!

  2. Mos u deshpero o Lyl, lufta sapo ka filluar. Fundja, askush nuk eshte me i mesuar se ti me humbjet.
    P. S. Po Kimetja pse ste dha vize?

  3. Copa e te shiturit.

    Ca pakti bere koke me koke pa deshmitar ne based 8 ore pas cadres?

    Shkaterrove opoziten ne kembim te perfitimit tend ekonomik.

    I shitur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *