• |
ide | kryesore

Babai i Merushes: Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por djali i tij

Arkiva



Janë mësuar detaje të reja nga krimi i rëndë që tronditi vendin javën që lamë pas në fshatin Vidhisht të Roskovecit në Fier ku një 61-vjeçar vrau bashkëjetuesen e djalit të tij dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur.

TCH raportoi këtë të premte se 30-vjeçarja Merushe Hazizi, kishte vetëm 10 ditë që jetonte në Vidhisht, në një banesë të re e cila kishte të njëjtin oborr me banesën ku jetonte vjehrri i saj Xhevahiri.

Fqinjët tregojnë se ajo qëndronte e mbyllur nga frika dhe dilte nga banesa vetëm kur vinte i shoqi, Fatjoni. Edhe mesditën e së martës ajo ishte në dhomën e gjumit kur i vjehrri hapi derën me një levë dhe e vrau me thikë në korridorin e shtëpisë.

Familja e Merushes jeton në fshatin Suk në kushte të vështira ekonomike. Aty jetojnë edhe 3 fëmijët e saj të cilët janë pa nënë dhe me një baba që akoma i mohon. Për ta kujdeset vetëm gjyshi i cili punon në bujqësi.

Sadushi, babai i Merushes mban të hapura dyert e shtëpisë për të pritur ngushëllime për të bijën. Në dorë gjatë gjithë ditës mban pasaportën e saj dhe fotografia është i vetmi ngushëllim.

“Vajzën nuk ma vrau Xhevahiri, por Fatjoni. La gruan e parë për vajzën time. Më tha e dua. I thashë nëse nuk shkoni mirë ma sill vajzën në shtëpi.

Ma çoi vajzën në atë shtëpi për të ma vrarë. Fëmijët e Merushes i mbaj unë dhe do ti mbaj unë. Djali i vogël ka lindur tek unë”, – thotë Sadushi.

Motivet e këtij refuzimi të nuses nga autori I vrasjes Xhevahiri, nuk i di as Qerimja e vjehrra e cila ishte e para që konstatoi krimin e rëndë.

“Nuk e donte ai këtu. E gjeti vetëm dhe e vrau. Kur nuk ishte burri ne flisnim me njëra – tjetrën. Kur ishte ai mua nuk më lejonte t’i flisja”, – tha vjehrra e viktimës, Qerime Hoxha. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *