• |
ide | kryesore

Gjendet personi që fshehu makinën pas vrasjes së Erjon Javorit

Arkiva, Lajme, Të fundit
javori



Policia ka vënë në pranga një person për vrasjen e 41-vjeçarit Erjon Javori në Fier, ngjarje e ndodhur mesditën e së enjtes. Shërbimet e policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit të përdorur nga autorët gjatë ngjarjes. Në kërkim për vrasjen janë vëllezërit Agim dhe Kreshnik Gashi. Policia ka proceduar në gjendje të lirë, Rexhep Pukën, 70 vjeç, burrin e tezes së vëllezërve pasi fshehu makinën e autorëve pas krimit.

“Nga këqyrja e këtij automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë arme zjarri, ndërsa në banesë u gjend një fishek arme zjarri. Gjithashtu, po në këtë garazh u gjet dhe u sekuestrua edhe një automjet tjetër tip “Benz”, i blinduar, në bagazhin e të cilit u gjet edhe një targë automjeti tjetër.

Po gjatë kontrolleve të imtësishme në zonë, në një banesë, të cilin e kishte në ruajtje shtetasi Rexhep Puka, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 celularë të fikur, 4 jelekë antiplumb si të Policisë, 1 armë gjahu teke, 1 armë shotgan, 2 krehra pistolete bosh dhe 1 sëpatë me bisht druri, të dyshuara se mund të jenë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensivisht për kapjen e autorëve, shtetasve Agim dhe Kreshnik Gashi dhe dokumentim e plotë të rrethanave ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, në ngarkim të shtetasit Rezhep Puka, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *