• |
ide | kryesore

Vrasja në Fier/ Një vit më parë autori mori peng ish-gruan, ndërhyri RENEA

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Dalin detaje të reja nga vrasja brenda familjes në fshatin Zhupan të Fierit ku një 31-vjeçar vrau me armë ish-bashkëshorten e tij.

Autori është Elton Metaj një emër i njohur për drejtësinë.

Një vit më parë, në 20 shtator 2020 ai e mori peng familjen e ish-bashkëshortes së tij Sabrina Bega bashkë me 25-vjeçaren.

Është dashur ndërhyrja e forcave RENEA për t’i shpëtuar jetën të resë.

Ai qëlloi 2 herë me armë zjarri në ajër, teksa ndodhej në oborrin e banesës së vjehrrit, e vetëm pas 5 orë negociatash me Policinë u vetëdorëzua.

Asokohe prindërit e 31-vjeçarit akuzonin nusen e tyre se kërcënonte të birin me thikë. Ata shtuan se nusja e ka akuzuar Eltonin se kishte marrëdhënie jashtëmartesore.

Kjo ka shkaktuar shumë debate mes tyre e duke bërë që me largimin e saj nga shtëpia, 31-vjeçari të binte në depresion.

Duke mos duruar më asnjë prej akuzave, e reja kishte shkuar tek prindërit e saj. Çifti kishte një fëmijë të vogël. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Po mire policia e drejtesia e re ku eshte ketu. Paska marr peng nje familje nen kercenimin e armes dhe spaska bere asnje vit burg. I rrofshim fotot turistike per instagram shqipove se gjysma per psikiatri gjysma me komplekse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *