• |
ide | kryesore

Vuçiç pret senatorët amerikanë: Përmirësimi i marrëdhënieve me ShBA-në, prioritet i politikës sonë të jashtme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar takimet me senatorët amerikanë Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, me të cilët, siç ka lajmëruar në uebsajtin zyrtar të presidencës serbe, ka folur për marrëdhëniet bilaterale Serbi-ShBA, integrimin evropian të Serbisë, situatën në Ukrainë, dhe energjinë.

Njëra nga prioritetet kryesore të politikës së jashtme të Serbisë, ka thënë Aleksandër Vuçiç në takim me senatorët, do të jetë përmirësimi i marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Tregtia do të arrijë në 1.2 miliardë euro, që tregon progres të konsiderueshëm në marrëdhëniet tona ekonomike. Ne shpresojmë për intensfikim të mëtejmë të bashkëpunimeve të llojeve të ndryshme dhe realizimin e projekteve specifike të interesit të ndjërsjellë”, ka thënë ai.

Në lidhje me luftën në Ukrainë, Vuçiç u ka thënë senatorëve se “Serbia është e përkushtuar në respektimin e parimeve dhe ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe pavarësinë politike të shteteve, siç edhe u dëshmua me votën e Serbisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe trupat tjerë ndërkombëtarë”.

Vuçiç, siç thuhet në njoftim, ka thënë se e vlerëson mbështetjen e Washington-it për integrimin evropian të Serbisë.

“Kjo është prioriteti ynë më i madh në qëllimet e politikës sonë të jashtme dhe përkushtimi strategjik i Serbisë”, ka thënë ai.

Mes tjerash, presidenti i Serbisë, ka thënë se si shtet respektojnë integritetin territorial të Bosnje-Hercegovinës, dhe entitetin serb brenda BeH-së, “Republika Srpska”-n.

Senatorët amerikanë, thuhet më tej, e kanë uruar Aleksnadër Vuçiç për fitoren në zgjedhje. Ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përmirësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.



5 Comments

  1. Ai thotë se “lufta” në PD bëhet mes një grupi ish-sigurimsash dhe një grupi që janë qejflinj ylberi.

    “Jooooo ore joooo ,nuk vihet në pushtet se pajtohen mes vetes disa ish spiunë sigurimi e ish hajdut administrate të viteve 2005-2013, me disa spurdhjak e qeflinjë të ngjyrave te ylberit.

    1. Sorrosianet bejne biznes me serbet ndersa ne presim nga ambasada se i quajme dhe partnere strategjik edhe kur fusin hundet ne punet e brendshme dhe na neperkembin.

  2. Po i thone bli arme edhe nga ne se do e ristartojme planin e trupit per ju. Do ju bejme superfuqi ushtarake ne evrope dhe partner strategjik.

    1. Do ja japin mbrapsht Kosoven dhe biles do i japin dhe nje pjese te Shqiperise vetem si shperblimqe ta Largojne nga Rusia. Kete bene dhe me Malin e Zi kur i dhane Tokat e Kosoves si shperblim qe u fut ne Nato. Kete plan kishin Anglo Amerikanet qe ne vitin 1945 kur donin ta ndanin Shqiperine midis Y
      Jugosllavise dhe Grekeve vetem qe keta ye hiwnin dore nga Bashkimi Sovjetik

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *