• |
ide | kryesore

Zelensky hedh poshtë shqetësimet e SHBA e NATO: Na sillni armë të sofistikuara

-Instant, Arkiva, Planet



Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dalë kundër shqetësimeve të zyrtarëve të SHBA-së dhe NATO-s, të cilët thonë se se ushtria e tij do të kishte nevojë për trajnim të konsiderueshëm përpara se të merrte armë të avancuara nga vendet e tjera, raporton CNN.

“Kam dëgjuar këto pretendimet se do të na duheshin muaj për të trajnuar trupat tona për të përdorur tanke të reja. Në rregull, na jepni një tank të epokës sovjetike,” tha Zelensky në një intervistë ekskluzive për CNN.

“Ne jemi të përgatitur të përdorim çdo lloj pajisjeje, por ato duihet të na dorëzohen sa më shpejt. Ne kemi aftësinë të mësojmë se si të përdorim pajisje të reja. Por duhet të vijnë shpejt”, tha ai.

Zelensky në intervistën dhënë nga zyra e tij tha se SHBA dhe vendet e tjera kanë ofruar deri më sot, përfshirë paketën e re të ndihmës për sigurinë prej 800 milionë dollarësh të administratës Biden, ndihmë që vendi i tij t’i rezistojë pushtimit. Por ai tha se do të nevojiteshin më shumë armatime, teksa ngul këmëbë se forcat e tij janë të afta dhe të gatshme që t’i mësojnë shumë shpejt t’i përdorin armatimet e reja.

“Nëse është një aeroplan, për shembull, pilotët mund të jenë gati brenda dy javësh. Qofshin dronë kamikaze, artileri, Hoëitzer, ose Komplekset MLRS (raketë me lëshim të shumëfishtë sistem), ne kemi njerëz shumë të zgjuar për këto. Kemi pasur trajnime me vendet e NATO-s”, pohon ai.

Intervista e Zelensky me CNN vjen ndërsa Rusia po përgatitet për një fazë të re në luftë pas dështimit për të pushtuar Kievin. Forcat ruse po përgatiten të shtojnë ofensivën e tyre në pjesët lindore dhe jugore të Ukrainës, përfshirë Mariupolin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *