• |
ide | kryesore

Jeta drejt normalitetit në Kiev, ukrainasit po hapin baret e restorantet

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Gjithnjë e më shumë njerëz po kthehen në Kiev. Pavarësisht paralajmërimeve se qyteti nuk është i sigurt, diçka e ngjashme me jetesën normale po kthehet në rrugët e kryeqytetit.

Kafenetë dhe restorantet po hapin dyert.

“Mendoj se Kievi po rikthehet në normalitet. Ditën kur u kthyem qyteti ishte bosh, por tani duket se shumë të tjerë po kthehen. Megjithatë, ne kemi bërë gati bagazhet, sepse nuk i dihet kurrë”, shprehet një banore e Kievit.

“Një javë më parë ne hapëm biznesin tonë, një dyqan buke dhe po shohim se njerëzit po kthehen. Kemi klientë dhe mysafirë. Mund të punojmë dhe kjo më gëzon”, tregon një tjetër.

Të ardhurit janë kryesisht gra dhe fëmijë, që kthehen tek bashkëshortët dhe gjyshërit që qëndruan në shtëpitë e tyre.

Qytetarët që zgjedhin të kthehen janë aq të shumtë, saqë linja e autobusëve Varshavë-Kiev ka rifilluar të funksionojë.

Por jo shumë larg, ushtarët përpiqen të çaktivizojnë minat dhe bombat e vendosura nga rusët, gjë që tregon se lufta nuk ka mbaruar.



8 Comments

  1. PRA UKRAINASIT NE GJENDJE LUFTE KTHEHEN NE ATDHE,KURSE NGA SHQIPERIA NJEREZIT VETEM SA LARGOHEN PA PASUR LUFTE

  2. Kenaqesi te mesojme qe per ukrainasit ka filluar normalizimi i jetes se perditeshme, ndonese lufta vazhdon ne rajone e qytete strategjike.

    Planet per nje lufte afatgjate te kujtojne Kabulin, cka nuk do ta uroja kurre per Kievin.

    Ukraina ne fund te luftes do te nderoje ata qe punojne per paqen e jo per te zgjatur barbarine ne kurriz te ukrainasve.

  3. Po ikthehen normalitetit, nderkohegjysma e vendit eshte r pushtuar. Pini kafe o trima ukrainas.
    Po ne pse duhet te na plase bytha kur vete ukrainasit e Kievit po jetojne normalisht?

  4. Ketu ngrihet nafta dhe çdo ushqim perdite. Dhe çdo dite e me shume njerezit largohen .
    Lind pyetja jemi ne ne lufte apo Ukraina ?

  5. me siper nje i cmendur dhe nje idiot i ruseve dhe\ose beogradit qe ne kete faqe nuk le te tjeret te komendojne. Kjo faqe eshte bere forum i nje \dy psikopatesh..Gjynah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *