• |
ide | kryesore

Shiste apartamente nga dy herë, arrestohet mashtruesi në Durrës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Arben Kupi është vënë në pranga nga Policia e Durrësit ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim nga blutë për mashtrim.

53 vjeç, do të vuajë dënimin e marrë në formë të prerë nga Apeli i Tiranës për mashtrim. Ai është dënuar pasi i shiste qytetarë të ndryshëm apartamente, të cilët më parë ishin shitur.

“Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, për mashtrim. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”. Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga ky shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale”, ka njoftuar policia.



2 Comments

    1. Tamam! Po sikur ti konfikohet pasuria dhe nëse e ben prap do futet per 20 vjet ne burg apo edhe dënim me vdekje??!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *