• |
ide | kryesore

Gjendet një pako e dyshimtë në Vlorë, policia rrethon vendin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pako e dyshimtë është gjetur pak çaste më parë në Vlorë.

 Ngjarja është shënuar në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa pako e dyshimtë ndodhet në mes të rrugës. Dyshohet se objekti mund të ketë rënë nga një makinë që po kalonte në rrugë.

Në vendngjarje kanë mbërritur sakaq efektivët e policisë të cilët kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë. Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.04.2022, rreth orës 14:40, në lagjen ” 1 Maji”, Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër është konstatuar një pako e vogël, e zezë, e mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët.

Grupi hetimor me ekspertët përkatës po kryejnë veprimet e mëtejshme për zbulimin dhe përcaktimin e përbërjes së saj.

Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *