• |
ide | kryesore

Tensione në zgjedhjet për kreun e PD në Malësi të Madhe, thyhen kutitë e votimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Procesi i votimit për kreun e ri në degën e PD-së në Malësinë e Madhe është ndërprerë pas konflikti mes votuesve.

Kandidati Isa Ramaj pretendon se disa persona që nuk janë anëtarë të së djathtës, po marrin pjesë në votim.

Pas tensionit të krijuar, është thyer kutia e votimit dhe votat janë hedhur të gjitha në tokë. Votimi është pezulluar dhe tani gjithçka do të vendoset nga Komisioni i Rithemelimit në Tiranë.

Në zgjedhjet e thirrura nga Grupi i Rithemelimit, në garë për kreun e degës së Malësisë së Madhe ishin Fredi Sterkaj, Mimoza Rexhvelaj dhe Isa Ramaj.

Procesi i votimit u mbajt këtë të hënë në 9 degë, ndërsa prej javësh zgjedhjet janë zhvilluar në shumicën e degëve të vendit, ndërsa pritet që procesi të përfundojë këtë javë.

Zjedhjet, që kundërshtohen nga grupimi tjetër në PD, që mbështet kreun e komanduar të partisë, Enkelejd Alibeajn, janë shoqëruar me disa incidente. Shpesh, disa nga kandidatët kanë hequr dorë në momentin e fundit, teksa japin si shpjegim probleme personale ose mosdakordësi për procesin dhe akuza për manipulim.

Në Kukës, kandidati Irel Elezi, një zë kritik brenda strukturave, u tërhoq nga gara pak minuta pasi nisi votimi, me pretendimin se janë manipuluar listat e emrave.



4 Comments

    1. barbarizem me i madh esht me u be kurv e rilindasve per 500mij lek n muj….ska rrac me t poshter se ushtria e komentusve t pagum qe esht n shqipri….ha buke nga dora e Edit mjeshter

      1. Tamam tamam ato janë lekët e vjedhura nga populli prej grupit banditesk Rama qe shkojnë për hesap te patronazhistave. Pune vampirësh, ngul sondën dhe thith sa më shum.

  1. Kur në gjithë botën firmosen peticione kundër presidentit Putin, Sali Berisha firmos në Tiranë peticione kundër presidentit Biden.

    Shpresa e tij, se paraqitja si një viktimë e SHBA, do ta mbrojë atë nga drejtësia dhe do t’i japë mbështetje popullore, e bën atë një identitet politik putinian, që mendon se jeton në Moskë dhe jo në Shqipëri.Shpellkaret e salihut kete dine te bejne,fajin e ka rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *