• |
ide | kryesore

Atentati në Pogradec, lihen në burg pesë të arrestuarit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Është dhëne sot nga gjykata e Pogradecit masa e sigurisë për 5 të arrestuarit që ndihmuan në fshehjen e krimit dy autorët e plagosjes së Johan Muçllarit djalit të pronarit të Hotel Voloreka.

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura ndërsa për 5 te arrestuarit është caktuar masë e sigurisë arrest me burg.

Për Fatjon Bonon, Kristian Kreston, Hekuran Gjonan, Ledion Shkullakun dhe Rudi Shaho, prokuroria e Pogradecit ka ngritur akuzat si moskallëzimi i krimit, veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe përkrahja e autorit të krimit ndërkohë që vijojnë në kërkim 2 autorët e ngjarjes Firdeus Berberi dhe Griseld Maxhari.

Ngjarja e ndodhur disa ditë më parë në Pogradec mendohet të ketë lidhje me ngjarjen e vitit 2020 një atentat me 100 plumba ndaj hotelit që ka në pronësi familja Muçllari.

Pikërisht për këtë ngjarje u arrestua organizatori Ilir Berberi babai i Firdeus Berberit i cili plagosi 22-vjeçarin Johan Muçllari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *