• |
ide | kryesore

Krujë, makina përplaset me shtyllën e tensionit, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme



Dy persona janë lënduar mesditën e kësaj të marte si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Krujë.Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gramës ku një makinë tip benz në të cilën udhëtonin dy persona është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur dy personat që udhëtonin në makinë, një i moshës 25 vjeç me iniciale K.V. dhe Flora Abazi 53 vjeçe.

Ndërkohë për shkak të plagëve të lënduarit janë nisur drejt Traumës. Shkak i aksidentit paraprakisht mendohet humbja e kontrollit te mjetit nga shoferi.

“Rreth orës 12:30, në fshatin Gramëz Krujë, si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga drejtuesi shtetasi K. V., automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike.

Nga përplasja e automjetit me shtyllën, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja F. V., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit’, thuhet në njoftimin e policisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *