• |
ide | kryesore

16 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit


Regjistrohen 16 raste me koronavirusi në Kosovë. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, duke iu referuar të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 8 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.577.

Në total numri i rasteve aktive është 402. Në 24 orët e fundit janë dhënë 291 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.826.580 doza të vaksinës.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *