• |
ide | kryesore

Heshtja e policisë për të rinjtë që humbin jetën në komisariate

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Duke shpjeguar me detaje se si Ilvi Meta ishte vetëvrarë në qelinë e Komisariatit të Kavajës, policia rrëzoi akuzat e familjarëve të viktimës, të cilët akuzuan fillimisht uniformat blu se 31-vjeçari ishte vrarë nga dhuna në komisariat.

Në mbrëmje u publikuan edhe fotot e trupit të pajetë të Ilvi Metës. Mbi qafën e tij duken qartë shenjat e lidhëses, me të cilën i ka dhënë fund jetës, ndërsa në trup nuk ka shenja dhune. Të gjitha këto e përforcojnë versionin, se jeta e 31-vjeçarit nuk u ndërpre nga dhuna e policëve.

Por a mjafton kjo për të shfajësuar drejtuesit e policisë së Kavajës? A duhet të ishte siguruar jeta e një të arrestuari, duke i hequr çdo mundësi për t’u vetëvrarë në kushtet e traumës pas arrestimit? A ka sadopak përgjegjësi morale për humbjen e jetës së një djali të ri brenda një institucioni shtetëror?

Deri tani, Ministri i Brendshëm nuk ka asnjë reagim. As Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Asnjë reagim madje as nga Komisariati i Policisë së Kavajës.

Të gjithë mezi presin të harrohet jeta e humbur e Ilvi Metës, ndërsa mediat u njoftuan paraditen e sotme për tre policë në prag pensioni që u arrestuan në Kavajë.

Indiferenca bëhet akoma më sfiduese, kur llogarit se një ngjarje akoma më e rëndë ndodhi në Kamëz një muaj më parë dhe sërish kaloi në heshtje.

Viktima quhej Arben Mici dhe ishte 26-vjeç. Ai humbi jetën i asfiksuar nga tymi, pasi ndezi dyshekun prej sfungjeri dheu izolua për t’i dhënë fund jetës, i mbyllur në tualetin e nëndheshëm të komisariatit.

Edhe ky rast kaloi në heshtje nga drejtuesit e policisë. Vetëm dy policë u arrestuan.

Dhuna policore është rutinë në komisariatet e policisë dhe për herë të parë mori përgjigje pas vrasjes së Klodian Rashës. Ai u vra nga polici Nevaldo Hajdëraj gjatë ditëve të karantinës pak metra larg shtëpisë. Policia tentoi ta manipulojë ngjarjen kur gjeti pranë vendit të ngjarjes një pistoletë.

Për ditë me radhë në rrugët e Tiranës pati protesta dhe përleshje të vazhdueshme nga të rinjtë që kërkuan drejtësi. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u largua nga detyra dhe deklaroi se e jepte dorëheqjen sepse “një djalë humbi jetën në mënyrë të pajustifikueshme”/Lapsi.al



8 Comments

    1. doktorit i duhet marrë parasysh konstatimi meqenëse punët e Sigurimit të Shtetit mund t’i dijë mirë për aq kohë sa ka qenë Sekretar Partie. Ajo që harron ai është se namin në Shqipëri për biruca e tortura e ka SHIK-u i Bashkim Gazidedes dhe Policia e Agron Musarajt. Që si kur vrisje veten, ashtu dhe kur u ngelje në dorë në tortura, të hidhnin në kënetë.

      1. Pasiguria ka te beje me cilësine e jetes pasiguri ne pune, spital, ushqime, rrugë, ilaçeve, burgje, uji, prone etj

  1. Njesoj si ne kohe te evgjitit te gjirokastres me nje ndryshim qe tani “vret veten”. Atehere vetevrasja denohej me pushkatim.

  2. Futja 300 e ca! Po ç’rëndësi ka, futja një numër aty, e rrumbullakosim pastaj”, dëgjohen të thonë ata.

    Kryetar u zgjodh Edi Paloka, ndërkohë që ky process tregoi edhe njëherë tjetër, se çfarë koncepti ka Sali Berisha për zgjedhje të lira dhe të ndershme

  3. Megjithatë, në videon e mëposhtme tregohet se si procesi i numërimit të votave ka pasur disa probleme.

    Aty pasqyrohet një bisedë mes anëtarëve të Komisionit, saktësisht në momentin kur po kryhet plotësimi i procesverbalit.

    Numëruesit duket se janë të paqartë në lidhje me numrin e anëtarëve të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit.

    “Fletë votimi gjithsej 211”, thotë një anëtar.

    “Jo jo – thotë anëtari tjetër- kanë qenë më shumë, futja 300”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *