• |
ide | kryesore

Elbasan, 5 të arrestuar për vepra të ndryshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin B. V., 38 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Rr., 25 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur materiale pune të një kompanie private. Vijon puna për kapjen e shtetasit Sh. Rr., si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.A

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi R. K., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin A. O., 31 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. B., 62 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Zaranikës”, Elbasan, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy 13-vjeçarë, të cilit po lëviznin me biçikletë. Të miturit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;

-M. B., 38 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *