• |
ide | kryesore

Kanadaja dhe Meksika përgatiten të pranojnë amerikanet që duan të abortojnë

-Instant, Arkiva, Planet



Nëse gjykata supreme amerikane voton për të rrëzuar çështjen “Roe v Wade”, shumë amerikanë që kanë nevojë për abort kirurgjikal mund të detyrohen të shkojnë në Kanada ose Meksikë.

Carolyn Egan i ka parë njerëzit që kalonin kufirin Kanada – SHBA për të abortuar. Në vitet përpara se Gjykata Supreme e Kanadasë të legalizonte abortin në vitin 1988, ishte e zakonshme që kanadezët që kishin nevojë për abort të shkonin në SHBA. “Ne kishim një rrjet njerëzish që mund të bënin referime dhe t’i ndihmonin ata të arrinin atje në SHBA. Nëse është e nevojshme, kjo ndoshta do të ndodhë përsëri – por anasjelltas,” tha Egan, zëdhënëse e Koalicionit të të Drejtave të Abortit të Kanadasë.

LEXO EDHE:
Piktura e këmbyer në vitet ’70 me një sanduiç, u jep një fitim të papritur
Nëse, siç tregon një projektvendim i zbuluar, gjykata supreme e SHBA voton për të përmbysur “Roe v Wade”, shumë amerikane që kanë nevojë për një abort kirurgjik mund të detyrohen të shkojnë jo vetëm përtej kufijve shtetërorë, por, edhe një herë tjetër, përtej kufijve ndërkombëtarë – si përgjatë veriut, kufirit me Kanadanë dhe atij jugor me Meksikën.

Të martën, Ministrja e Familjeve të Kanadasë, Karina Gould, ripohoi se amerikanët mund të kenë akses në shërbimet e abortit në Kanada. “Nëse ato vijnë këtu dhe kanë nevojë, ju e dini që ky është një shërbim që do të ofrohet,” i tha ajo CBC News.

Rreth 26 shtete ka të ngjarë të ndalojnë abortin nëse çështja “Roe v Wade” përmbyset, sipas Institutit Guttmacher, një organizatë amerikane kërkimore për të drejtat e shëndetit seksual dhe riprodhues.

Kjo përfshin Michiganin, i cili ndahet prej ujit nga jugu i Ontario, ku ka shumë klinika aborti. “Nëse një shtet si Michigan do të ndalonte abortin, sigurisht që do të kishte interes për të kaluar kufirin,” tha Egan.

Banorët e Miçiganit mund të udhëtojnë gjithashtu në Illinois ose Pensilvani, pasi ato shtete nuk kanë gjasa ta nxjerrin jashtë ligjit procedurën, sipas të dhënave të Guttmacher, dhe shumë amerikanë priten të udhëtojnë brenda shteteve.

Ata që udhëtojnë ndërkombëtarisht nuk do ta gjejnë falas – personat pa status imigrimi në Kanada paguajnë tarifë rreth 500 dollarë kanadezë (388 dollarë amerikanë) për një abort kirurgjikal, tha Egan – por amerikanët nuk kanë nevojë për një kartë shëndetësore për të hyrë në klinikat në Kanada.

Kohët e pritjes ndryshojnë, nga një deri në dy javë në Ontario deri në disa javë ose muaj në provincat e Atlantikut.

Kalimi i kufirit ndoshta do të jetë i mundur vetëm për ata që kanë mundësi ta bëjnë. Mbrojtësit e abortit në SHBA kanë nënvizuar se pas rënies së “Roe v Wade”, do të jenë gratë e bardha më të pasura që do të kenë mjetet – duke përfshirë udhëtimin – për të bërë abortin, ndërsa njerëzit me të ardhura më të ulëta dhe ato që përballen me barriera socio-ekonomike, duke përfshirë gratë afrikano-amerikane, latine dhe indigjene dhe personat transgjinorë do të duhet të luftojnë më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *