• |
ide | kryesore

Nxirret trupi i pajetë i turistit gjerman në Valbonë, policia zbardh detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Pas disa oresh eshtë nxjerrë trupi i pajetë i turistit në Valbonë. Turisti ra në humnerë mesditën e sotme, ku për pasojë humbi jetën.

Policia e Tropojës në një komunikatë për mediat sqaron ngjarjen

Njoftimi i plotë i policisë:

Në lidhje me informacionin e dhënë më parë, për turistët e huaj të cilët janë dëmtuar rëndë, duke eksploruar zonën e Valbonës, ju informojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, pas disa orësh kërkime, kanë bërë të mundur gjetjen e turistëve, në vendin e quajtur “Qafë Valbonë”.

Nga deklarimet paraprake të njërës prej turistëve, shtetases M. S., 29 vjeçe, rezulton se ajo po eksploronte zonën e Valbonës, së bashku me një turist tjetër, shtetasin D. J., 30 vjeç, i cili duke u ngjitur në një shkëmb të thepisur, me dëborë, ka rrëshkitur dhe ka rënë në humnerë, për pasojë ky shtetas ka humbur jetën.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë është bërë e mundur nxjerrja nga humnera e trupi të pajetë të shtetasit D. J.

Ndërsa shtetasja M. S. po transportohet me helikopter, në spitalin e Bajram Currit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *