• |
ide | kryesore

Fier/ Makina përplas 65-vjeçarin, arrsohet drejtuesi i mjetit

Arkiva



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Kallm në Fier.

Sipas policisë 33-vjeçari A.Ç duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Sakaq 65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

“Sot rreth orës 09:20, në fshatin Kallm, shtetasi A. Ç., 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasin Q. H., 65 vjeç, banues në Kallm,  i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

65-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *