• |
ide | kryesore

Asnjë humbje jete nga Covid-19, 40 qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
ministria



Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 40 raste të reja me Covid-19 nga 846 testime të kryera. Mësohet se në 24 orët e fundit në vend, janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19  qytetarët në këto bashki: 23 në Tiranë, 3 në Lezhë,  2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *