• |
ide | kryesore

Gjermania: Të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

-Instant, Lajme, Të fundit



Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock shprehet se duhet të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një reagim në rrjetet sociale, ajo thekson se tani është koha për të mbështetur Ballkanin Perëndimor drejt rrugën për në BE, ndërsa shton se duhet mbajtur premtimi dhe të nisin negociatat që sipas saj janë të vonuara.

“Veçanërisht në këto kohë, mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt BE është një çështje kyçe e sigurisë dhe gjeopolitike. Duhet t’u qëndrojmë premtimeve tona dhe të fillojmë negociatat e vonuara të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedonia e Veriut”, shprehet ajo.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian janë mbledhur sot për të diskutuar mbi agresionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin e gjerë.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *