• |
ide | kryesore

Mbyllet takimi në Bruksel, Borrell: Serbia t’a ndajë mendjen me BE-në ose me Rusinë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Në Bruksel është mbajtur një takim mes 6 ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministrave të jashtëm të BE-së dhe përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. Në një deklaratë pas takimit, Borrell kërkoi që të nisin negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pa përfunduar presidenca franceze e BE-së.

“Ne duhet të hapim negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut para përfundimit të presidencës franceze: situata aktuale nuk është e qëndrueshme, është një dhuratë për Rusinë”- tha Borell.

Ai komentoi edhe qëndrimin e vendeve ballkanike ndaj luftës në Ukrainë ku theksoi se asnjë shtet kandidat për në BE nuk mund të kenë lidhje me Putinin.

“Ne presim që kandidatët, partnerët tanë, të përafrohen me politikën tonë të jashtme. Është e qartë për mua, si Përfaqësues i Lartë dhe për shumë kolegë të mi në Këshillin e Punëve të Jashtme, se mbajtja e lidhjeve të ngushta me regjimin e Putinit nuk është e vërtetë. Janë dy gjëra që nuk përputhen në të njëjtën kohë”. -tha ai.

Borrell gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të vendosë sanksionet ndaj Rusisë sa më shpejt të jetë e mundur për t’u përafruar në rrugëtimin europian.

“Serbia do të duhet të përafrohet me politikën tonë sa më shpejt të jetë e mundur dhe të aplikojë sanksione kundër Rusisë” – shtoi Borell.

Tema kryesore e takimit ishte lufta në Ukrainë, pasojat e saj dhe ndikimi i Rusisë në rajon. Borrell do të shtrojë edhe një darkë pune me zyrtarët e rajonit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Perpjeket e BE per ta futur ne grigje Serbine nuk kane te bejne as me dashurine per te dhe as me nostalgjine e Europe per krijesen e tyre deshtake, Jugosllavine.

    Ato jane pjese e stratégise ShBA-BE per nje Bashkim Europian te ri mbi baza jo ekonomine, si me 1957 ne Rome, por gjeostrategjike e ne funksion te rendit te ri boteror.

    Ketij synimi i sherben edhe zgjerimi i Nato-s me vende nordike,ato balltike, etj.

    Aktualisht Beogradi ben perpjeket e tij qe te mbaje dy porta hapur, ate te Lindjes dhe Perendimit, por asnjehere nuk do te heqe doré nga lidhjet me Rusine dhe kjo eshte e qarte.

    Ndaj eshte ShBA dhe BE qe duhet te ndajne mendjen per rolin dhe vendin e gjithekujt ne pazellin e ri te BE, hezitim i se ciles per zgjerimin me vendet e Lindjes ka te beje me ekuilibrat e brendeshme qe sigurisht do te ndryshojne pas futjes se tyre ne BE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *