• |
ide | kryesore

Fier, zbulohet servisi që shet makina të vjedhura nga vendet e BE

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Ja njoftimi i plotë i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Servisi”.

Trafikonte mjete të vjedhura në vendet e BE-së, procedohet penalisht 54-vjeçari, i cili i shiste këto automjete, në servisin që administronte.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 2 automjete të trafikuara, të dyshuara të vjedhura në vendet e BE-së.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë policore se shtetasi T. M. kishte automjete të vjedhura jashtë shtetit, në servisin e tij të makinave, finalizuan operacionin policor të koduar “Servisi”.

Në kuadër të këtij operacioni u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprat penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Fshehja e të ardhurave dhe tatimeve” dhe “Mospagimi i taksave”, shtetasi T. M., 54 vjeç, banues në Lushnjë.

Gjatë kontrollit të servisit në administrim të këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete tip “Benz”, të cilat nga verifikimet dyshohet të jenë vjedhur jashtë shtetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



1 Comment

  1. Vjedhja lejohet vetem per ata lart, sicilist a demokrat qofshin. Dhe mbeshtetja nga Ambasada te ben pune.
    Sa kohe eshte e “strukturuar”, me marifet!
    Fakiret qe vjedhin halldupce, ne burg!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *