• |
ide | kryesore

Rusia dëbon 85 diplomatë nga Franca, Spanja dhe Italia

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit
putin



Rusia ka njoftuar se ka dëbuar gjithsej 85 punonjës të ambasadave nga Franca, Spanja dhe Italia në përgjigje të lëvizjeve të ngjashme nga këto vende, duke theksuar dëmtimin e marrëdhënieve me anëtarët kryesorë të BE-së që kur filloi luftën e saj kundër Ukrainës, raportoi Sky News të mërkurën.

Ministria e Jashtme ruse tha se ka urdhëruar largimin e 34 pjesëtarëve të stafit diplomatik nga Franca, 27 nga Spanja dhe 24 nga Italia.

Të tri vendet janë ndër kombet evropiane që kanë dëbuar kolektivisht më shumë se 300 rusë që nga fillimi i pushtimit, që ka nisur më 24 shkurt.

Në shumë raste, këto shtete akuzuan diplomatët rusë për spiunazh, gjë që Moska e ka mohuar.

Muajin e kaluar, Rusia dërgoi në shtëpi 45 veta staf polak dhe 40 gjermanë si përgjigje ndaj këtyre dy shteteve. Ajo ka njoftuar gjithashtu për lëvizje kundër Finlandës, Rumanisë, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë dhe Japonisë ndër të tjera.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *