• |
ide | kryesore

Përgjimet/ Telefonatat e familjarëve të Llapushit pasi goditi kamerierin në Elbasan

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



ABC ka publikuar pjesë nga dosja e plotë hetimore e të shumëkërkuarit Erjon Llapushi i akuzuar për vrasjen e kamarierit Gazmend Kormaku të “Fish Rozafa” në Labinot.

Në dosje janë zbardhur bisedat telefonike të familjarëve dhe të afërmve të Erjon Llapushit, të cilët komunikojnë me njëri-tjetrin rreth gjendjes së Gazmend Kormakut, i cili për 5 ditë qëndroi në gjendje kome në QSUT dhe në datë 7 tetor 2021 ndërroi jetë.

Nga bisedat telefonike të familjarëve shihet një shqetësim për jetën e Kormakut, pasi nëse ai do të jetonte akuzat ndaj Erjon Llapushit do të ishin më të buta.

Në një pjesë të bisedës të mes dy grave Liries dhe Nazmies, kjo e fundit zbulon se çfarë i ka thënë Erjon Llapushi pas ngjarjes, i cili shfajëson veten duke akuzuar kamerierin se i ka ngritur nervat pasi i ka trashur zërin.

Gjithashtu në dosjen hetimore të drejtuar nga Drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit është i akuzuar edhe Luan Dulellari i cili shoqëronte Llapushin ditën e ngjarjes. Ai akuzohet për bashkëpunim dhe mos kallëzim krimi.

Në dosje janë edhe dëshmitë e kolegëve të Gazmend Kurmakut.

Ata kanë treguar se Llapushi së bashku me Dulellarin kanë mbërritur në restorant në datë 2 tetor 20121 rreth orës 18:00, dhe që në momentin që janë ulur në tryezë kanë nisur një debat me Kormakun, i cili në atë kohë ishte në detyrën e kryekamerierit.

Ata tregojnë se pas debatit verbal, Llapushi e ka goditur me grusht Kormakun, i cili ka rënë menjëherë në tokë dhe vetëm dridhej fillimisht, më pas ka humbur ndjenjat.

Para se të largohej dikush nga kamerierët i ka kërkuar Llapushit që mos largohej nga vendngjarja, por ai e ka kërcënuar duke i thënë se do ta qëllonte me plumb kokës.

Pas ngjarjes Llapushi dhe Dulellari janë larguar menjëherë nga restoranti, ndërsa makinën me të cilën udhëtonin e kanë braktisur në Elbasan.

Ndërkohë që Gazmend Kurmaku është nisur me urgjencë drejt spitalit, ku për 5 ditë ka qëndruar në gjendje kome në QSUT ku në datë 7 tetor 2021 ka ndërruar jetë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *