Për shkak të kërkesave të shumta të ardhura nga degët është shtyrë orari i mbylljes së qendrave të votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.
Me anë të një njoftimi për mediat, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale ka bërë të ditur se orari i mbylljes së qendrave të votimit është shtyrë në orën 20:00.
Njoftimi i PD-së:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pas kërkesave të shumta të ardhura prej degëve, ka vendosur të shtyjë orarin e votimit deri në orën 20.00.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD të bëhen pjesë e procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të PDSH me parimin ‘një anëtar një votë’.