• |
ide | kryesore

Zgjedhja e presidentit/ Alibeaj: E rëndësishme është që opozita të mos bojkotojë procesin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
KQZ



Pas mbledhjes së grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka dalë një deklaratë për shtyp, ku sërish ka theksuar nevojën që opozita të mos bojkotojë procesin e zgjedhjes së presidentit. Ndër të tjera Alibeaj përsëritit se marrëveshja mes mazhorancës dhe opozitës është prishur nga PS, sapo kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë si kandidatët që Partia Demokratike do të paraqiste për kreun e shtetit.

“Për të bërë detyrën tonë ne do marrim pjesë në këtë proces në mënyrë që të jetë një proces gjithë përfshirës. Për këtë arsye, është detyrim i opozitës që mos të bojkotojë një proces kaq të rëndësishëm, është një sfidë e vogël që opozita do t’i ketë gjithmonë përballë. Mazhoranca kurrë nuk i ka as 71 vota. Me 3 mandate të Tom Doshit, me dy të Aqif Rakipit me deputetë që janë në burg.

Besoj është detyrë i yni të marrim pjesë në proces. Marrim pjesë me nevojën që të zhbëjmë atë kulturën e bojkotit. Të përballemi me sfida dhe të futemi me moral. U ofruam me një dokument, pranuar nga pala tjetër e cila u pa në sytë e shqiptarëve. Vazhduam u mblodhëm këtu për të identifikuar ata, mund të kishte potencialisht ca emra. Emrat ishin propozime fillestare, ditën tjetër PS u tërhoq, pa thënë asgjë për ata emra. Serioziteti I këtij procesi kërkon që do të duhet t’i çosh në fund ato. Presidenti e ka të nevojshme te ketë legjitimitetin e të gjitha palave, ndryshe do të jetë një president kukull duke mos u bërë ballë rrebesheve politike.

Ne i qendruam të gjitha propozimeve, por pala tjetër u tërhoq. Nëse tërhiqemi kjo dakordësi bie. Vlera e atij dokumenti qendron deri në momentin e fundit ligjor.’- u shpreh Alibeaj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *