• |
ide | kryesore

Gjithçka e planifikuar/ Skenari i rikthimit të Bashës në krye të PD-së së vulës

-Instant, Arkiva, Kryesore
Afera Ahmetaj, "bëhet i gjallë" Lulzim Basha: Drejtësia të shkojë te Rama



Lulzim Basha u rikthye këtë të premte mes deputetëve të Partisë Demokratike për t’i dhënë votën Gazment Bardhit si kryetar i grupit parlamentar. Rishfaqja e Bashës mes deputetëve të PD-së i jep fund tërheqjes njëvjeçare nga politika aktive, që nga Marsi i vitit 2022, kur humbi thellë zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki.

Ky kontakt i Bashës me deputetët e tij ndodh në një moment kur nisi të flitej për një skenar që e rikthen atë në krye të PD-në së vulës.

Enkelejd Alibeaj dha dorëheqjen nga posti i kryetarit “të komanduar”, ndërsa Berisha sapo ka marrë një goditje të fortë politike nga humbja e 14 Majit.

LEXO EDHE: Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha

Elektorati i PD-së e ka të qartë se sherri i brendshëm i ka konsumuar energjitë për të bërë opozitë. Të ndarë, janë më të dobët.

Situata e krijuar i shërben më së miri Lulzim Bashës. Por a e ishte e gjitha, pjesë e një plani të llogaritur nga Lulzim Basha?

Faktet në favor të këtij skenari, janë disa. Basha asnjëherë nuk e zyrtarizoi dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike. Tërheqja e tij ishte më shumë një pauzë, një ngrirje që mbante peng të gjithë partinë.

LEXO EDHE: Rama: Po të më dëgjonte mua, Luli do ishte ende kryetar i PD

Për këtë u ndihmua nga i gjithë grupi parlamentar.

Një vit më parë, kur zgjedhjet e 14 Majit ishin ende larg, madje ende nuk ishte caktuar data e votimeve, Enkelejd Alibeaj lexoi një deklaratë në emër të grupit parlamentar, që sot dëshmon për një plan të mirëmenduar rikthimi nga Lulzim Basha.

Grupi parlamentar i PD, tha Alibeaj vendosi që Partia Demokratike do hynte në zgjedhjet lokale, pa zhvilluar zgjedhjet e brendshme për kryetar.

Asokohe grupi vendosi “përgatitjen e kushteve të nevojshme në të gjitha strukturat drejtuese në qendër pas zgjedhjeve lokale” u shpreh Alibeaj.

Pra, megjithëse kishte një vit kohë, Lulzim Basha dhe deputetët e tij vendosën në Mars të vitit 2022, që zgjedhjet e brendshme në parti do të zhvilloheshin pas Majit të vitit 2023.

LEXO EDHE: Videoja / Të vërtetat e “takimit sekret’ Basha-Balla

Koordinimi tregon se Basha e kishte planifikuar lënien e opozitës edhe një herë si “tokë e djegur” për Edi Ramën, mbajtjen peng të logos dhe të vulës së PD-së dhe lënien e Berishës pa parti. Kjo i duhej për t’u rikthyer tani, në mesin e dëshpërimit të një opozite humbëse, ku prania e tij do të ishte po kaq e natyrshme.

Prandaj edhe rishfaqja mes deputetëve të PD-së paraditen e së premtes nuk ishte rastësi, por përforcon skenarin e rikthimit të Bashës në krye të PD-së, një post të cilin duket e pamundur t’ia heqësh./Lapsi.al

LEXO EDHE: Krahasimi i shifrave/ Sa bashki i dhanë Ramës votat e Alibeajt



34 Comments

    1. Te jete e vertete,….do e vleresonja maksimalisht. U rikthye Berisha me nje mal me prapesira ne kurriz dhe nuk jep doreheqje pas humbjes historike. E pse te mos rikthehet Basha, tani jasht tuteles se Berishes ai ka shansin te tregoje lidershipin e tij modern dhe euroatlantik.

  1. Rikthimi i Bashës në krye të PD së vulës është një skenar mediokër shqiptar.

    Ish kryetari i dorëhequr pas një seri dështimesh politike e zgjedhore, i pa mbështetur edhe nga ata që i qëndruan pranë gjatë ngujimit në selinë e blinduar dhe betejën donkishoteske, vështirë se mund të kthehet, së paku për disa vite.

    Rishfaqja për të votuar Bardhin në krye të grupimit parlamentar me 19 mbështetës, pasi nuk i dha voten atyre që kishte drejtuar, jo vetëm politikisht, por edhe për demokratët, nuk është veçse një gjest parapolitik e aventuresk.

    Megjithatë Basha votoi Bardhin, i cili është deklaruar në media se nuk do të ketë kthim të tij në krye të demokratëve.

    Nëse do të ketë zgjedhje brenda këtij grupimi, ku nuk e njeh qeni të zotin, teksa Basha kandidon, ndoshta ne qytetarët kemi rast të shohim akte të tjera komike të “politikanëve të rinj”…

  2. Po ça do bëjë më tepër se çka bërë.Ata ishin e do ngelen një grusht njerëzish pa vlera ,pa dinjitet dhe të blerë. Njerëz që një zot e di si hynë në PD pa qenë demokratë.

  3. ne qoftese ky kthehet edhe mund ta beje se keta jan njerez pa ndere e karakte e moral njerezit pastaj do ta gjuajne me domate e veze.

    1. Basha ka bërë Juridikun në Shqipëri dhe më pas perkthyes në Kosovë.
      Në Holandë ka studjuar e shoqja, e cila hoqi shtetësinë shqiptare dhe mori atë holandeze.

      Në PD e në të gjithë krahët e politikës ka të rinj që kanë studjuar, jo për master, por për gjithë studimet e larta.

      Por kjo nuk tregon se një diplomë e marrë diku jashtë vendit të bën politikan.

      Basha u katapultua nga asgjëja në poste të larta e kurrë nuk mësoi gjë nga politika, e cila në thelb kërkon dhuntinë, përveç personalitetit dhe njohurive.

    2. Njeri i shkolluar jashte qe s’di tabelen e shumzimit. Dhe e dyta, ceceneve te shkerdhjne robt or llaxore bulevardi.

  4. Po ca rendesie ka, se e ka partin basha apo berisha. Ne fund te dites, rama ua ka fut e dou fus kolladokun ketyre aq rendshem. Sa keta nuk ka perendi ti mari persiper.
    Problemi eshte diku tjeter…
    ……………….
    Po mire o dhjero-krat. Po kaq te tredhur paskeni qen. Qe nuk beheni dot dhjet burra e dy gra. E ti nxirrni me shkelma ata te dy. Si e keni ndare mendjen??? Qe plaku tju mar me vete ne varrin e tij. Apo shal ngjituri tju bej serish per lolo e te vazhdoni ne fitore imagjinare.
    JU PASKENI MBARUAR PUNE ME KETE PARTI. VETM BURRA NUK KA ATY. Kan ngel qurrashet dhe krrigexhinjt.
    Kjo nuk eshte partia demokratike. Kjo eshte partia DHJEROkratike.
    JU DHJEFSHA MU NE PARTI.

    1. Pasi rama ua merr partinë dhe kryetarin basha, ti ua dhjet partine demokrateve që po e ringrejnë

      Shko merr sufllaqen o kar

  5. Ne ate derexhe qe eshte si PD zyrtare si PD e faltores Basha eshte personi i duhur per dy variante ose ta varosi ose ta heqi nga gjendje koma qe eshte Pd

  6. Delenxhinj, patronazhiste, para se te ipni mend e te shani PD ne, shihni qe ne sektin tuaj nuk ka zgjedhje qe nga 10 vjet, skeni forume, skeni status, skenidebat, por vete komandantin legjendar hajduti , drogmenin Rama qe ju merr zvarre ju zorraxhinjeve e ju ne hiqeni si parti pseudo me kelyshe kurvi qe nga koka ne kembe. Pa le po na mesoni edhe si e kush te jete ne PD. Kjo parti me konfliktin e brendeshem, ndarjen sektare te nji grupi servilo qeveritar brenda, nuk do mund te tregoi se sa demokratike eshte e ka qene ne rrugen e saj, pasi kuvendi i foltores demokrate ka vendosur statutin me demokratik qe kjo parti te zbatoje. E Kjo nga shumica anetare e pd qe jo Basha, por kushdo nuk do mund te hedhin helmin e vazhdimesise se percaries qe te fitoi ne kenaqesine e krye helmuesit te demokraciseRama.PD,ja u rrezua nga pucet e prapaskenat e kodosheve te maskuar kodoshe me sulmet e shplfjet nga me te poshtrat,,te pa berat i bene te bera, qellimi per mposhtjen e PDse, e Berishen. Sot pushtetin e drejton thate sekti, e pa mundur ne nje shtet demokratik, mbasi cdo gje ka treguar se demokracia eshte demtuar, pa kontroll nga opozita ky shtet eshte koke e kembe monist me fotografi , na hiqet demokratike, cdo gje ka maarre, e do marre fund drejt degjenerimit, nga nji pushtetar i degjeneruar.Sukses ne jete nji populli, te na falin, dhe grupit shfrytezues barbar trashegimtaresh, qe po na cojne nga fitoria, ne fitore. Ah, sa mire ishim ne kohen e baballareve te ketyre,Ah sa mire qe po jemi nen pushtetin e kelysheve te tyre.

  7. “Mercenarët me pagesë që mbrojnë Berishën në emisionet televizive, janë ish-shokë të Edi Ramës”! Për kë e ka fjalën botuesi i njohur?

  8. Ska shance te rikthehet jo se nuk e meriton por nuk e merr dot me partine pasi eshte i deshtuar ne cdo aspekt.
    Berisha duhet te ike direkt sapo te largoje kte butakun njehere e mire

  9. Cfare mercenanersh flet or i hutuar nga droga sektit, , akoma se diterke , apo ben sikurin, kush i ka blere televizionet, shtypin, Me korrupsion po mbani pushtetin o pushta, vidhni, vidhni, mashtroni, mashtroni, ky eshte profesioni tuaj, e keshtu po degradoni demokracine e lirine e popullit. Vetem ju si bije kurvi beni e doni vetem ate qe thoni ju, te tjerat as qe diskutohen, sepse kenaqesia e pushtetit monist eshte dominimi i pitikes njishit, qe fatkeqesisht eshte fatkeqesia me e madhe per demokracine e ardhmerine e vendit. Fakti eshte qe sot ky pushtet eshte pushteti droges e intrges,hajduteve e banditeve kulishe, te pa fytyre e gen, qe sot na japin mesim mbi rrugen e demokracise mashtruese, qe brenda tyrenuk ka gje tjeter vecse kodoshllokun kuqal.

    1. “Autokollona me makina të blinduar kalonte në Shkodër”, Berisha ka 1 javë që akuzon, por nuk nxjerr asnjë provë

  10. Basha eshte fytyre shume e ndyre. Dhe shume lekist dhe mendon vetem per xhepin e vet. Nuk eshte per asgje koqe kandari shqiperia ska me asnje shprese. Askush se pasteon dot me nga tentakulat e mafies dhe bashisteve

  11. Shqiptarët e kanë të qartë se shkaku i përçarjes së opozitës është Sali Berisha, sikundër aleanca e tij me Ilir Metën ka prodhuar këshilltarë të LSI me votat e demokratëve në çdo këshill bashkiak. Bashkëpunimi i Sali Berishës dhe Ilir Metës në kurriz të demokratëve dhe shqiptarëve është një nga arsyet pse pati refuzim masiv në 14 maj dhe që e mban në këmbë regjimin Shko lepija bythen tani lulzimes o cecen

  12. Vetëm 100 mijë prej tyre dolën dhe votuan logon e PD, ndërsa 250 mijë të tjerë preferuan të rrinë në shtëpi. Ky është elektorati që nuk e ka Sali Berisha nga opozita dhe nuk do ta ketë kurrë. Përkundrazi, do të rritet dhe më tej kjo masë refuzuese, nëse në PD nuk shfaqet fryma e bashkimit përtej Berishës.

  13. Tahmë është një realitet i padiskutueshëm për politikën shqiptare se tranzicioni i i gjatë prej 3 dekadash për të kaluar në një shtet demokratik europerëndimor ka dështuar plotësisht për faj të “trekëndëshit të Bermudës” siç i ka quajtur Basha tre politikanët “e vjetër”, Berisha, Meta e Rama.
    Të tre këta “bajlozë”, ju turën me tërbim politikanit të ri me formim perëndimor Basha, sepse e ndjenin që politikanë si ai, do ti nxirrnin jashtë loje.
    Përse media që e kishin sulmuar me tërbim Berishën që në fillimet e karrierës së tij, me ngjarjet e fundit na u bënë “berishistë” të tërbuar ?
    Sepse kjo i interesonte Ramës.
    Ky intrigant virtuoz e i pamoralshëm, e dinte se partia demokratike do të shkatërohej nëse në krye do të rivinte një lider si Berisha i shpallur si i padëshirueshëm nga SHBA e BE.
    Sigurisht që e ka zgjuarsinë dhe të gjitha energjitë negative Rama që të kuptonte se fundi mund ti vinte nga një politikan i ri si Basha, prandaj ndërmori me ndihmën e McKonigal fushatën e sulmit kundër tij duke e akuzuar si i lidhur me rublat ruse..
    Kur i doli era e ndyrë e intrigave, e drejtësia amerikane e hodhi poshtë këtë akuzë, hoqi dorë nga sulmet kundër Bashës dhe të gjitha energjitë e tij djallëzore i përqëndroi në sulmet e intrigat për ta shpallur Berishën non grata.
    Me politikanin e ri Basha, nuk i eci sulmi e duke parë se fushata e mediave mediokre përhapën mashtrimin se Basha është peng i tij, edhe ai e shfytëzoi këtë mashtrim duke e quajtur Bashën “mik” të tij por politikan “gjumash”
    Në fakt “gjumashi” Basha si kryetar i PD bëri veprimet më radikale opozitare me narko-qeverinë e Ramës, me bindjen se do të gjente mbështetjen nga BE e SHBA.
    Është haruar fakti se ishte pikërisht “gjumashi” Basha që ndërmori luftën për dekriminalizimin e shtetit dhe e detyroi Ramën që të miratonte ligjin e dekriminalizimit.
    Është haruar fakti se pikërisht me ate ligj ju zbuluan PS me dhjetra kryetarë bashkishë me të kaluar kriminale.
    Është haruar fakti se protestat më të fuqishme kundër qeverisë së korruptuar të Ramës gjatë vitit 2019 i drejtoi Basha e protestat e organizuara më vonë nga Berisha, ishin anemike e me pjesmarje të ulët
    A ka gabime Basha në drejtimin e PD në opozitë ?
    Gabimi i tij “më i madh” është se nuk u shkëput nga diktatet e Berishës, që ndonëse kishte shpallur se tërhiqej nga të gjitha funksionet partiake, mbante një zyrë të tij ku thërriste jo vetëm deputetët e PD, por edhe kryetarin Basha duke ju kërkuar atyre llogari.
    Këtë fakt e ka pranuar vetë Berisha që nga foltoret e famëshme e deri sot.

  14. Të gjitha hapat organizativ që ka bërë Foltorja e Berishës kanë qenë devijim, shkelje e kapërcim të rregullave dhe institucioneve të PD-së. Nga fillimi e në fund. Duke u arritur deri aty, sa më 6 mars 2022, Foltorja, pra Berisha me pasuesit, vendosën që nën një sigël elektorale me emrin e Monika Kryemadhit, të dilnin kundër PD-së në zgjedhje.

  15. U kthye për bërë -Gazlotsjellesin kryetar të grupit parlamentar ,më vonë do bëjnë Alibenë,kështu do vërtiten rreth vetes tyre sepse nuk kanë me vete asnje demokrat përvec mbështetjes të Ridhjersave.

    1. “Ridhjerësa” ?
      Po a nuk janë që të tre , Berisha , Rama e Meta që duke kërkuar të rijnë gjithë jetën në pushtet e kanë menderosur Shqipërinë ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *