• |
ide | kryesore

Videoja / Të vërtetat e “takimit sekret’ Basha-Balla

Arkiva, Kryesore, Lajme
basha balla



Videoja me personazhe Lulzim Bashën dhe Taulant Ballën që u zbulua dhe u transmetua në Syri Televizion, ka ngjallur më shumë siguri sesa pikpyetje. Pra versioni kryesor që u shpërfaq jo vetëm nga komentet dhe reagimet e pamata në rrjet, është se takimi i fshehtë i 3 dhjetorit të vitit të kaluar ka ndodhur realisht. 

Por le të merremi fillimisht me variantin tjetër. Pra me qëllimin për të mbajtur në këmbë një alibi. Vërtet Basha dhe Balla hyjnë afërsisht në të njëjtat orare, në të njëjtin pallat dhe në të njëjtën shkallë, por askush nuk mund të vërtetojë me pamje se ata janë futur tek e njëjta derë. Pra, imazhet e shfaqura që i përkasin kamerave të sigurisë së pallatit, nuk e vërtetojnë këtë. Ndonse duket jo logjike, ekziston mundësia hipotetike se ata mund të kenë hyrë afërsisht në të njëjtën periudhë, në vende të ndryshme. 

Edhe pamjet e pjesës së dytë të videos, ato ku pretendohet se të dy personazhet dalin nga takimi sekret, ngre një pikpyetje. Imazhet kanë një kërcitje, pasi Balla dhe Basha duket qartë se zbresin nga jo e njëjta dalje. Komentuesit e scoop-it spjeguan se njëri ka zbritur me ashensor dhe tjetri nga shkallët, por videoja që pamë të gjithë ngjall më shumë konfuzion sesa qartësi.

LEXO ME TEJ:

Del VIDEO/ Takim i fshehtë mes Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës?

Pra lajmi i bujshëm i transmetimit të së mërkurës nuk arrin të japë provën e pakundërshtueshme të këtij takimi. Ai të bën të ngresh të gjitha hipotezat e mundshme se dy politikanët kanë qenë aty, në të njëjtën datë dhe orë për tu takuar me njëri- tjetrin, por nuk e çertifikon katërcipërisht këtë. 

E mira do qe që këto alibi mos ti bënte Lapsi.al, por vetë personazhet e vëna nën akuzë, të cilët do të dilnin tejet më të përlyer nga një takim i fshehtë mes tyre. I vetmi që ka folur deri tani është Basha, që më shumë ka shtuar misterin sesa ka arritur të bindë ndokënd. I pa bërë i gjallë prej ditësh në Facebook, ai shkroi një ditë pas publikimit: “Montazhet qesharake, shpifjet dhe trillimet që bëhen për ti fryrë përçarjes së demokratëve janë shërbimi më i mirë për Ramën. Nuk mbahen dot me sajesat e minutës së fundit, gënjeshtrat e dala boje para gjithë botës”. Pra asnjë fakt dhe provë se pse gjëndej në një vend ku kishte pak gjasë se duhet të ishte.

Por, në një situatë kur logjika, analizimi i rethanave dhe sjellja e palëve të bëjnë të mendosh se takimi sekret ka ndodhur, por ama prova filmike nuk e vulos këtë bindje, cila do ishte rruga më e mirë për të shkuar drejt së vërtetës? 

Një sprovë e tillë do të qe analizimi i sfondit politik në të cilin ka ndodhur kjo ngjarje. Kuptohet se nëse Basha dhe Balla janë takuar për hallin e përbashkët që i implikon në aferën Tyota Yaris, kjo është vetëm puna e drejtësisë dhe hetuesve të çështjes. 

Mëkati këtij takimi do të ishte po qe se ai do qe organizuar për arsye politike. Kështu ai do vuloste të gjitha akuzat se Edi Rama po mban në këmbë një opozitë fallco, që po i përdor si mercenarë ndaj opozitës reale.

Andi Bushati: Karagjozë me vulë

Dhe pas takimit të supozuar të 3 dhjetorit kanë ndodhur një sërë ngjarjesh që nuk i bëjnë ndër atij që Berisha i etiketon si grupi Alibasha. Një muaj pas kësaj “rastësie” Enkeleid Alibeaj tërheq padinë e depozituar në gjykatë për ti hapur rrugën gjykimit në themel të procesit për vulën e PD-së. Kjo ndodh në 17 janar, ndërsa në ditët e para të marsit, pikërisht para skadimit të afatit të regjistrimit në zgjedhje, gjykata e apelit, që e kishte zvarrisur prej 9 muajsh këtë çështje, i heq Berishës të drejtën e vulës së PD. Në skenë rishfaqet Lulzim Basha që i lep një rekomandim qesharak Alibeajt për tu paraqitur si trashigimtar i PD në zgjedhje. 

Dhe kjo opozitë, me letra të fallcifikuara, merr bekimin e KQZ,së KAS-it, Kolegjit zgjedhor për tu njohur si e tillë. Ndonëse ajo nuk është e aftë të nxjerrë konkurentë as në 1/3 e 61 bashkive, ajo merr nga pushteti për të cilin punon, Taulant Balla, të drejtën për të pasur komisionerë, financim publik dhe kohë mediatike.

“Dorëzoni vulën tek doktori”/ Si u telendis për kandidatë grupi Alibeaj

Madje pak më vonë koalicioni Berisha-Meta, zhvishet edhe nga numëruesit e votave në gjysmat e tavolinave ku do numërohen ato? Pse duhet kjo? Për të bërë si në Vaun e Dejës ku, i noterizuari nga Basha, Alibeaj, ka firmosur një listë me gardianë të votave që punojnë për rilindjen. Pra qëllimi është ti prishet punë opozitës dhe Edi Rama të kontrollojë gjithë procesin.   

A janë biseduar të gjitha këto në takimin e 3 dhjetorit Basha Balla? Këtë askush nuk mund ta provojë. Por ama një gjë është e qartë që pas kësaj date janë shtuar përpjekjet politike, juridike dhe të organeve zgjedhore për të mbajtur në këmbë opozitën fallco në krye të së cilës Basha synon të rikthehet pas 14 majit.

©Lapsi.al



17 Comments

  1. Ka foto se Balla është takuar para një muaji në manastirin e Ardenicës me Luçiano Boçin, kandidatin për Elbasanin.
    Pse nuk flisni dhe për këtë?

  2. O Lapsi akoma më hamendje!! Tashti dakort se se dhe është ndonjë “koincidencë”!! Po si ka mundësi tek i njëjti pallat.Tek e njëjta shkallë. Në diferencë të vogël në kohë në hyrje e dalje.Tek hyrja ku ndodhet një e njohura e përbashkët. Po si mundeni të dyshoni tek kolegët tuaj të syrit që e kanë vërtetuar në të gjitha planet.Dhe pastaj e dëgjuat në emision që e dinin dhe për takime të tjera por kësaj rradhe ishte një filmim i plotë.Rjedha e ngjarjeve në vijim vërteton saktë për atë takim.

  3. Për të rrëzuar këtë bajrak sundues në Tropojë, Sali Berisha hartoi dhe nisi zbatimin e skemës së përçarjes mes fiseve, duke vënë në objektiv fisin “Haklaj”, për të cilin thuhet se në 100 vitet e fundit, ka qenë fis më i dëgjuar e më dominues në kuvendet e burrave të Tropojës e Malësisë së Gjakovës. Kjo e “çmendte” Sali Berishën, i cili nga shërbëtor i përulur i ish “bajraktarit” Enver Hoxha e vartësve të tij, befas u bë “bajraktar” i Shqipërisë, duke zëvendësuar e imituar Enver Hoxhën.Gimi bythelepirsi shkelzenit te syrit ku Qimi masturbohet cdo nate nuk dyshon qe eshte montazh dhe i sulet lapsit,o gimiceceni pyet Qimincfare kane biseduar salihu e rama te Krokodili ne Bruksel dhe do kuptosh shume

  4. Përgjigja që jep Basha dhe ajo çka thotë Desada Meta, ish zëdhënëse e PD, botuar në Tpz, janë të ngjashme si dy pika uji. Të dy pretendojnë për montazh të videos së takimit të 3 dhjetorit 2022.

    Por gazetarja kishte pretendimin që ishte e aftë të bënte një video-montazh më të arrirë profesionalisht.
    Ndoshta është e specializuar në këtë drejtim, ndaj ne qytetarët e thjeshtë presim të shohim video të nivelit “të lartë” pas “fitores” së Basha-Alibeajt…

  5. Të ma kishte dhënë mua këtë montazhin e videos së Lulzim Bashës do ta qaja. Nëse ju duhet si alibi për humbjen më 14 Maj po deshët ju bëj dhe video të Ramës me Lulin që ju ti gënjeni prapë demokratët. Nëse u bën punë e bëjmë dhe një montazh takimi të Berishës me Biden.

    Por më zhgënjeve doktor se na ke premtuar video erotike për ambasadorë që të kanë shpall non grata e ke përfunduar me montazhe qesharake… e duke më shpall mua non grata

  6. Zbulohet një tallje që kanë bërë me Sali Berishën, i cili më pas e ka plasur në publik, pa e verifikuar një mufkë sipas të cilit, Erion Veliaj ka shkuar në Iran në 2008.

    Edi Rama ka nxjerr në emisionin Opinion një skandal të madh, kur dikush është tallur me Sali Berishën, duke i dhënë foto të kitaristit të grupit legjendar Eagles, për të cilin Sali Berisha, menjëherë ka nxjerrë foton e tij, duke e thënë se Erion Veliaj është i maskuar.

  7. Ndihma me e madhe qe i behet Rames eshte idjotizimi i kauzes opozitare.

    Ky artikull, lapsi, eshte nje permbledhje perfekte e gomarlleqeve qe heqin vemendjen nga hajdutlleqet e Rames.

    Bravo !

  8. Cfar turpit si eshe e mujtur me shkrue ne Key .Qe ju len pa’ bukepor ju Ka marre che trurin ma mr i vdekir se sa i gjalle ne Key menyrea

  9. Cilat janë “akuzat” që i bën Berisha Bashës e Alibeajt ?
    “Lul brava , peng Basha, Ali Basha, Ali beu”
    Le ti marim me radhë këto etiketime qesharake infantile të dala nga goja e një “burri shteti” 80 vjeçar për dy nga ish ministrat e tij më të suksesshëm, e të gjejmë domethënien e tyre.
    “Lul brava”
    Kush është më e dënueshme, që pasi të kesh marë kërcënimin se do të flakesh në Lanë nga selia e PD me dhunë, të marësh masat e sigurimit për mbrojtjen e jetës të mbi gjysmës së deputetëve të kësaj partie duke siguruar bravat, apo të jesh bravëthyes e bandit i dhunshëm ?
    E keni dëgjuar Bashën që ta akuzojë Berishën si kundërpërgjigje si “bandit bravëthyes” ?
    “Peng Basha”
    Nuk ka shqiptar sot që të mos ta dijë që Basha ka qenë gjithë kohën peng i Berishës e jo i Ramës.
    Llogjika e thjeshtë ta thotë se nëse Basha e paskej ndarë mëndjen që të jetë “peng” i Ramës, nuk kishte se përse Rama të korruptonte McKonigalin për ta fundosur ate duke sajuar akuzën e parave ruse.
    Drejtësia amerikane vazhdon hetimin e dyshes McKonigal Rama, pikërisht për të demaskuar këta për akuzën e tyre të remë ndaj Bashës e jo ndaj Berishës.
    “Ali Basha”
    Enkelejd Alibeaj të cilin Berisha kujton se e “shpartallon” me këtë nofkë alla kalamajsh , nuk ishte i vetmi deputet i PD që mendonte ndryshe nga Mul Noka për non gratën e Berishës.
    Këtë qëndrim patën mbi gjysma e deputetëve të PD.
    Është e filmuar dhe e dhënë nga të gjitha televizionet shqiptare skena e turpëshme ku “lideri historik” 79 vjeçar, e shtyu me dhunë, me krah e me trup Alibeajn për ti rëmbyer mikrofonin në parlament.
    Kë keni parë në ndonjë parlament demokratik ndonjë politikan ish president e kryeministër që të bëjë këtë veprim vulgar e prepotent ?
    “Ali beu”
    Çfarë ka dashur Berisha të thotë me këtë shtrembërim të emrit të Enkelejd Alibeajt duke e quajtur “beu” ?
    Në historinë e Shqipërisë , një pjesë e madhe e “bejlerëve” kanë qenë figurat më të shquara patriotike të kombit, duke filluar që nga Skënder-beu, Ismai-beu, tre vëllezërit bejlerë Frashëri, Hasan bej Prishtina, Faik bej Konica etj, etj.
    Nga i ka ardhur Berishës kjo fobi e komunistëve për bejlerët të cilët ishin më të persekutuarit nga regjimi enverist e u keqtrajtuan mizorisht për disa breza familjarisht ?
    A mos ngaqë një pjesë e tyre arritën të emigrojnë në SHBA për ti shpëtuar dhunës komuniste ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *