• |
ide | kryesore

Berisha: 4 atentate në dy ditë, normale kur ke Ballën ministër

Arkiva, Lajme, Të fundit
berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë akuza të forta mbrëmjen e së premtes për qeverinë dhe kryeministrin. Berisha u ndal tek rendi dhe situata e rëndë kriminale në vend. Sipas tij, vetëm në dy ditët e fundit kanë qenë 4 atentate në vend, e kjo ka ndodhur sepse në krye të rendit është politikani më i lidhur me krimin.

“Diktatura e bazuar në aleancën e pushtetit me krimin, nuk ka burgje dhe kampe përqendrimi, por ka prita dhe breshëri kallashnikovi, ka thika dhe rrëmbime çdo ditë dhe çdo natë në rrugët dhe sheshet e Shqipërisë. Vetëm dy ditët e fundit janë katër atentate në një vend ku rendi është në duart e krimit. Në një vend ku në krye të rendit është njeriu, është politikani më i lidhur me krimin në historinë 32-vjeçare të Shqipërisë” – tha Berisha që zgjidhje për situatën tha se është krijimi i një qeverie teknike.

“Edi Rama me potencialin e tij shkatërrimtar mbi vendin, mbi ligjet, mbi shtetin, nuk di të ndalet kurrë. Gjithçka është në dorën tonë. Gjithçka varet nga ne, nga beteja jonë pa kthim, nga betimi ynë për të marrë në duar fatin tonë. Nga betimi ynë për të marrë në dorë fatin e Shqipërisë. Nga betimi ynë për të ecur drejt qeverisë teknike. Nga betimi ynë për të mos ushqyer asnjë iluzion se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se shqiptarët me çdo çmim, me çdo kusht duhet të votojnë të lirë si qytetarët e tjerë. Edhe njëherë, ju përshëndes, ju falënderoj me mirënjohje dhe shpreh besimin tim më të madh se po ecim të sigurt drejt fitores që meritojmë, se nuk ka forcë në botë që të na parandalojë krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira dhe të ndershme për Shqipërinë dhe shqiptarët” – tha Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Kuptoni qe ky është krimi me i përbindshëm në demokraci i korrupsionit politik, kapjes se shtetit, rënies jo thjesht te sigurisë ne pune por te sigurisë kombëtare!

    Kur shoh gjelat politik te bëjnë gangsterin e përndjekur nga drejtësia, opinioni publik, media, thjesht kujtoj se aty-ne barkun e nje nene, u poq nje femije qe keta i hoqën mundësinë te vinte ne jete;
    Nje pjese ju morren jetën, ate fëmije as e lane te vinte ne jete!Si sot e 16 me rpare ky poqi 26 njerez dhe del e flet per krimin qe po hajne kokat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *