• |
ide | kryesore

Arian Çani: Pakti ideal i Berishës me Ramën nëse ai do t’i shkelte syrin gjykatës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Çani



Gazetari i emisionit “Zonë e lirë”, Arian Çani është shprehur se nëse opozita ka marrë vetëm dy komisione nga pakti me PS dhe kryeministrin Edi Rama, kjo sipas tij, është shumë pak për të lënë betejën në Parlament.

Çani shprehet se pakti ideal do të ishte nëse Rama dilte publikisht dhe t’i thoshte “Rithemelimit” se vula e PD u takon atyre dhe t’i “shkelte syrin” gjykatës, me qëllim që ata t’ia jepnin këtë të drejtë pjesës më të madhe të opozitës. Ai tha gjithashtu se beteja e opozitës në Parlament dhe zhurma që ata kanë bërë gjatë kësaj kohe, e shqetëson kryeministrin Edi Rama dhe ndërkombëtarët.

“Duket sikur kanë fituar vetëm dy komisione hetimore parlamentare. Unë jam për marrëveshjet. Çfarë “lodre” keni i thashë dikujt nga opozita, që Rama ka nevojë ta marrë. Rama del në pazar dhe i pëlqen një “lodër”. Çfarë “lodre” keni ju i thashë? S’më ktheu përgjigje. Në parim unë jam pro negociatës. Të gjithë këta që thonë u shitët te Rama, janë budallëqe.

Problemi është çfarë ka marrë “Rithemelimi” që e la betejën në Parlament. Ajo beteja, ose ajo zhurma, Ramën e shqetëson. Edhe ndërkombëtarët janë të detyruar të thonë ore gjeni një gjuhë tani se latë nam. Nëse këta lanë këtë dhe nuk kanë marrë asgjë, janë naivë.

Unë do e kuptoja për shembull nëse Rama do thoshte “ok”, mjaft me sherre, ecim para, ju e meritoni vulën dhe “të shkelte syrin” me shpresën se gjykata pa qenë nevoja t’ia thotë Ramsesi do t’i jepte vulën. Nëse do i jepnin komisionet dhe vulën atëherë “ok”.

Zyrtarisht është Berisha kryetar i PD. Nëse gringot kanë vendosur që të ketë marrëdhënie me Rithemelimin, megjithëse kryetar është Berisha, por të mos e kenë me atë por me pjesën tjetër, për mua është lajm i mirë”, – tha Çani në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Une jam 100% i sigurt se nese vazhdohet keshtu, nese Rama nuk se sheh se rete qe jane

    mbledhur ne horizont po paralajmerojne furtunen, nese nuk e kupton se popullit qe i ka vajtur

    thika ne asht po i soset durimi, atehere do te vijne dite jo te mira per Shqiperine dhe per te

    gjithe ne. Nuk jane 1000 vjet as 100 vjet as 50 vjet por vetem 27 vjet nga viti i mbrapshte 1997

    ku u perleshem me njeri tjetrin pa ditur as kush po luftonte ke, as kush po fitonte as kush po

    humbiste dhe ne fund pas 3000 te vrareve e milione deme materiale, pas plageve e dhimbjeve

    qe i shkaktuam njeri tjetrit ne fund dolem te gjithe te humbur. Une nuk e di nese Rama

    kerkon ate situate apo kerkon qe ajo situate te mos perseritet por e di qe nje udheheqes

    e ka per detyre dhe si rregull e ka aftesine qe te dalloje i pari se kur pakenaqesia e popullit

    po kthehet ne zemerim dhe se kur ky zemerim po kthehet ne terbim dhe ky eshte momenti

    te thote mjaft, mjaft e lendova kete popull e te mjaftohet me ato miliarda euro qe ka perfituar

    me ate jete perrallore qe ka bere prej 26 vitesh e bashke me Berishen ti hapin rruge nje brezi

    te ri qe do ta fute Shaiperine ne nje rrjedhe normale.

  2. Popullit i ka hyre thika ne palce,e pastaj? Po ku can b… populli yne ore! Enveri i punoi qindin e gjysma e kerkojne edhe pas 33 vjetesh . Haruat fjalet e asaj “Nafijes “ se Beratit ne kohen e konfliktit Nano-Meta qemoti? Nuk duam as buke e as uje, vetem ju te pajtoheni.A mund te quhet popull kjo turme?

  3. Sesi e konsideroni per analist nje gomar si ky ortaku i biznesit te Bejlerit dhe Manjanit ne Himare, Arjan Haxhi Çani, nuk e kuptoj. Ku eshte analiza tek keto qe ka thene? Ky eshte vetem muhabet përçart i nje cilesie qe e gjen ne cdo kafe lagjeje. E keni idene se cfare dmth analize politike? Si mund te ngrihen ne rendesi te tilla cektesira mendore e te behen madje edhe faktore, t’u jepet hapesire mediatike, te lejohen te pasurohen per vite me radhe brenda mediokritetit te tyre e ne fund edhe te citohen? E kuptoni cfare “analize” te thelle ka bere ky? Ka thene: dy komisione jane pak qe opozita te lere zhurmen qe ben duke i rene legenit ne kuvend. Qe ajo te bindet te mos i bjere legenit, Rama me lejen e amerikaneve duhet edhe te orientoje gjykatat qe t’i japin vulen Berishes. Eeeej, e kuptoni sa analize e thelle eshte kjo?

    Pa le pastaj kur perdor keto demek gjetjet e tij: Ramsesi, gringot… te thuash ti Çani njeri me horizont te gjere. Po e diti djali Haxhiut se ne ç’vit ka sunduar Ramsesi e per cfare mbahet mend ai, une vras veten.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Bravo!

      Vetëm të mendosh se rama mund të bëjë ndonjë veprim pro demokracisë e Shqipërisë është më së paku naivitet, ose më keq përpjekje për të shpëlarë trutë e injorantëve!

      Vendosmëria e Berishës dhe opozitës, protesta e 20 marsit 2024 u kanë futur drithmat ramës dhe ambasadorucëve, që për herë të parë që nga 2013 prononcohen kundër ramës edhe pse jo drejtpërdrejt, prononcim që vjen se ata po e shohin që me çfarë po bën rama vetëm protestat e dhunshme u mbetet shqiptarëve dhe opozitës, kur situata ekonomike e shqiptarit të zakonshëm është bërë edhe më e rëndë se në fillim të viteve 90.

  4. Ky Çani vetëm analist nuk është. Çdo gjë që thotë janë superlativizmi që i bën Ramës!!
    Jam plotësisht dakord me 23:34 për të gjitha çka shkruan.
    Unë kam dhe një opinion tjetër që Rama si antishqiptar që është e ka çuar posaçërisht vëndin në këtë situatë!!!
    Dhe 97 ishte një reagim që ishte nxitje krijuar po nga këta që janë në pushtet shtuar dhe 21 janarin.
    Dhe sigurisht që me këtë politikë të tij,
    qëllimisht don t’a çojë në përballje civile.
    Por keqardhje e madhe është që Amerika është ajo që me vetëdije apo jo e mbështet.
    Nëse kjo çmenduri e tij nuk ndërpritet nga kjo Amerikë dhe nga ata shqiptarë socialistë
    rreziku për përplasje është eminent.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *