• |
ide | kryesore

Rama: Po të më dëgjonte mua, Luli do ishte ende kryetar i PD

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama



Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot situatën brenda opozitës. Për ish-kundërshtarin e tij politik, Lulzim Bashën, Rama shprehet se po të kishte dëgjuar fjalët e tij në Kuvend, do të ishte ende në krye të PD-së dhe do të kishte më shumë gjasa për fitore.

“Po të më kishte dëgjuar mua Luli, nuk ishin më këta. Jo t’më dëgjonte… se s’kemi bërë muhabete në kuzhinë, ato që i kam thënë në parlament… nuk do ishin më këta. Dhe mundësia që Partia Demokratike të fitonte do ishte shumë më e madhe… po të më kishte dëgjuar mua. Por, ai vazhdonte imitonte babën. Dhe një ditë të bukur i tha: “Nuk e dua këtë, të iki”. Edhe baba hoqi trupin dhe Luli u fut në ujë” – tha Rama në një intervistë në Vizion+.

Ndërsa për kreun e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn e konsideron si kopje të lindur jashtë vëmendjes së “babës”.

“Alibeu me kompani janë kopje të zbehta, të legenosura, të atij, Babë e bir, por ky është një nga bijtë e lindur jashtë vëmendjes së babës, ndërkohë që po të shikoni retorikën, po të shikoni mënyrën si debatojnë, po të shikoni mënyrën se si e kuptojnë politikën është e njëjta gjë komplet. Sharës profesionistë, akuzues të palodhur. Njerëz kokëboshë që s’kanë asnjë ide, për të të sfiduar me ide. Dinë vetëm të shajnë. Janë kot! Janë njerëz kot. Vetëm se ai është triko leshi, këta janë lesh pa triko” – tha Rama.

I ashpër ishte edhe me kandidatët e bashkive kryesore nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” që sipas Ramës janë askërkushi.

“Kë të mbaj, Igli Carën!? Igli Cara është askushi. Kë të mbaj!? Belon? Kush është Belo? Belo është askushi. Këta janë kukulla. Janë kukulla, janë njerëz pa pikën e respektit për veten, të dorëzuar për të marrë një lugë nga përsheshi dhe të vënë në dispozicion të dy njerëzve që janë në konflikt total me drejtësinë dhe me të ardhmen e këtij vendi” – tha Rama. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. Na roftè gangsteri kryeministèr,na roftè gangsteri kryeministèr i vetèpèlqyeri rjeps,i vetèpèlqyeri i koruptuar dhe koruptues,i vetèpèlqyeri gènjeshtarè,mashtrues,i pacipè.Po po nji kriminel ordiner me petkun politik tè nji partie tè konvertuar por me mentalitet dhe intrigè e njèjtè me atè tè lugatit qè udhèhoqi 45 vite Shqipèrinè.Ky i tanishmi si fotokopje e tij por pèr shkak tè kohès ,mè i sofistikuar kinse bashkohorè.I mjeri kryeministèr gangster i vètèpèlqyer , mendjemadh deri sa e ka shtatin tè zgebanosur nga konsumi i narkotikeve

  2. E bleve ti o doç si shume tjere ne Shqiperi evrope e shkove deri ne amrike, dike korruptiar me parate qe u vjedh shqipterve o zgjyre.

  3. Narcizist i tredhur,neokomunist e neofashist, ky je.Antishqiptari më i madh në gjithë historinë shqiptare.Fotokopje më e keqe Enverit.

  4. Media e rublave nuk e thote qe ky kriminel i vogel djali i gjygjtarit te salihut e metaj qe eshte larguar nga sistemi para se te fillonte Vetingu dhe njeheresh krahu i djathte i kandidatit per kryetar bashkie te dyshes salih-metaj ne puke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *