• |
ide | kryesore

Mungesa në fushatë/ Çfarë skenari pret Basha

Arkiva, Kryesore, Lajme
luliii



Në një nga shfaqjet e rralla në parlament, në ditën kur aty do të fliste presidenti austriak, në fund të marsit, u pa edhe Lulzim Basha. Duke dalë nga kuvendi ai nuk iu shmang dot gazetarëve që e pyetën për fushatën. “Do të jem në fushatë në të gjithë Shqipërinë”, u tha ai reporterëve, që mbetën të habitur nga ky pohim kundër rrjedhës së gjërave.

Por, ashtu sikurse ndodh shpesh, Basha e ka të vështirë ti mbajë ato që premton. Sot PD-ja e vulës hapi fushatën në pallatin e sportit Fahrie Hoti, por Luli shkëlqeu me mungesën e tij. Ai u mjaftua me një postim në Facebook (foto lart) ku reklamonte aktivitetin e atyre të cilëve u ka lënë trashëgim sigëlën dhe vulën. Vetë nuk u ul përkrah Alibeajt, Bardhit, Tabakut, Pampurit, Hoxhës, Gështenjës etj.

Lexo me tej:

A do rishfaqet Basha për të firmosur si kryetar PD-je? 

Deklarata e tij e fundmarsit u pa me dyshim që në momentin që u bë.

Sepse, po të qe ndryshe, Lulzim Basha, kur i’a kërkoi kryekomisioneri Celibashi, që për ti dhënë atij të drejtën e përfaqësimit të PD-së, donte një autorizim të ri të tij për Alibeajn, refuzoi të vishte sërish kostumin e kryetarit.

Duket se edhe atëherë edhe tani ai ka zgjedhur një strategji të qartë dhe të mirëmenduar: mos luajë rolin e protagonistit, por atë të tërhequrit, që respekton vendimin e marrë pas disaftës elektorale të 6 marsit.

Zëra brenda grupimit të vulës thonë se kjo është vetëm pjesërisht e vërtetë. “Nëse Basha nuk del publikisht në aktivitete, kjo nuk do të thotë se ai nuk ka influencë në vendimarje tek ish bashkëpuntorët. E çuditshme është se ndryshe nga sa dihet, ai është sot më i afërt më Alibeajn sesa me Gazmend Bardhin. Ai vazhdon ta kontrollojë atë dhe pas vendimit për të dalë me kandidatë në qytete duhet parë presioni i tij”, tha një burim për Lapsi.al. Po sipas të njëjtit burim ai është pak hatërmbetur me Jordia Tabakun dhe me Gazmend Bardhin, që e kundërshtuan vullnetin e Alibeajt për tu përfaqësuar me 61 konkuront në secilën bashki. “Edhe politikisht një gjë e tillë nuk ka sens” mësohet të jetë shprehur ai duke i përkitur asaj rrymë që pretendon se nëse i kanë hyrë betejës me Berishën, ajo duhet luftuar deri në fund. 

Jorida Tabaku: Basha është e shkuara e PD, duhet parë nga e ardhmja 

Por, pavarësisht këto kulisa në rrethe të ngushta, ajo që shihet gjerësisht është një lloj lënje e terrenit bosh. Një taktikë e mirëmenduar që synon të rikthyerit si interesant, jo përmes imponimit, po përmes thirrjes së vetë militantëve.

Për të realizuar këtë taktikë Basha ka hartuar një plan. Ai është i bindur se koalicioni i Berishës do të dalë humbës në 14 maj, në përplasjen me Ramën. Madje dhe më keq, ai shpreson se si pasojë e përçarjes, Berisha nuk do të marrë dot as aq vota sa mori ai vetë në zgjedhjet e 25 prillit. Nëse kjo realizohet Basha fare mirë mund të pyesi: “Po tani kush është humbësi kronik”? “Po tani kush është i shituri tek Rama”? “Ngritët një fushatë të tërë që unë isha i paaftë të fitoja, po këta të tjerët që votohen më pak sesa mua, pse duhen ndjekur akoma”?

Basha vendos: nuk dorëzohem, nuk dorëhiqem 

Ky lloj skenari do të përbënte një shtrat të mirë për një rikthim bindës të Lulzim Bashës. Ai ka vetëm një risk. Nëse Alibeaj dhe këta të vulës dalin aq keq sa ç’e parathonë sondazhet dhe të gjitha votat e opozitarëve shkojnë tek dyshja Berisha Meta. Në këtë version një rishfaqe në skenë do të ishte krejtësisht e pamundur. Por edhe për këtë Basha ka gjetur një lloj zgjidhjeje. Ai nuk po do të afishohet publikisht me fushatën e PD-së së vulës. Prandaj ndonëse deklaroi se do jem në fushatë, ai mungoi në hapjen e saj, duke pritur 15 majin për të vendosur se ç’do të bëjë në të ardhmen e afërt.

©Lapsi.al

  

 

 



29 Comments

    1. Kete mut kush e beri. Mutin ua solli krye muti, berisha. Dhe tani krye muti del e peshtyn mutin qe beri vet.

      1. Që nga përdorimi me bollëk i fjalëve banale me q…, m…. , p…. etj në këto medemek komente, e mer vesh nivelin “politik e intelektual të elektoratit” shqiptar

  1. Ne pamje te pare duket se Basha-Alibeaj do ta demtojne PD dhe opoziten ne zgjedhjet
    e 14 Majit. Ne fakt ata nuk i humbasin asnje vote PD-se sepse duke qene krejtesisht te
    qarte se dyshja Basha -Alibeaj eshte vene totaisht ne sherbim te Rames kundrejt pageses
    elektorati opozitar nuk do tu jape asnje vote. Nese dikush per aresyet e veta ka ndermend
    te votoje Ramen nuk ka pse te votoje Basha-Alibeaj por voton direkt Ramen. I vetmi shans
    i tyre eshte qe ne ndonje bashki periferike PS-ja te udhezoje socialistet qe votojne kete
    dyshe per tu dhene pak oksigjen. Historia na meson se tradhetaret nuk kane pasur kurre
    sukses. Kujtojme ketu fatin e Ballaban Pashes apo Hamza Kastriotit qe erdhen si tradhetare
    ne krye te ushtrive turke kunder Skenderbeut por lane kockat.

    1. Puna është more trim, se nuk ja paske idenë historisë së Shqipërisë e nuk e ditke se kush ka qenë Ballabani, e Hamzai në raport me Skënderbeun.
      Bën mirë që ta lesh mënjanë historinë e para 5 shekujve e kthehu në historinë e para 32 viteve.
      Para tre dekadash pra, Shqipëria ishte e izoluar nga gjithë bota, nga Lindja në Perëndim dhe punistët pretendonin se Shqipëria është ylli ndriçues i socializmit në botë.
      Kryesocialisti i sotëm Rama, që e heq veten për Skënderbe apo si pasardhës të rilindasve të shquar patriotë, bën sikur është i dashuruar me perëndimin , ama lidhjet e nëndheshme i ka me turqit e serbët.
      Me koktrashësinë tënde aludon se Basha e Alibeaj i ngjasin Ballabanit e Hamzait që kanë “tradhëtuar ” Skënderbeun.
      Pra këta të dy sipas teje, qënkan lidhur me armikun e madh SHBA e Europën që dashkan ta pushtojnë Shqipërinë, e si Skënderbe, që na mbron prej tyre konsideron Berishën.
      Po me këtë gjuhë flasin edhe spiropalleshat për Ramën që e quajnë edhe ata liderin e tyre Skënderbe e kush mendon ndryshe nga ata, janë tradhëtarë si Hamzai.

      1. “Pra këta të dy sipas teje, qënkan lidhur me armikun e madh SHBA e Europën që dashkan ta pushtojnë Shqipërinë.”
        E beson vertet kete ironi?! Po rama a eshte i lidhur me vucic, erdogan, lu, vlautin,soreca e kim, qe perfaqesojne europen dhe shba, keta kane qene me bashen apo me ramen?!

        1. O Lokomotivë
          Mundoju ta vesh në punë “lokomotivën” e mëndjes jo me qymyr guri si para dy shekujsh po me energji elektrike siç punon sot.
          Ku ke parë ti në komentin tim që të kem bërë krahasimin e Bashës me Ramën ?
          “Lul brava” siç e quan Berisha , nuk është konsideruar vetë apo nga të tjerët si “Skënderbe”. e nuk ka sepse të krahasohet me dy Skënderrbejtë e tjerë Rama e Berisha.
          Basha ka bërë “krimin e madh” se i kërcënuar nga berishistët që do ta nxjerrin me forcë e ta hedhin në Lanë nga selia e PD, forcoi bravat e kësaj selie.
          Mundoju edhe ti që “me qetësi e dashuri” si Likja, të arsyetosh se nga çfarë mund tju vijë e keqja shqiptarëve hallexhij, nga bravëvënësit apo bravëthyesit.
          Mendo për një çast sikur në Shqipërinë hallemadhe të mbushur me hajdutë, të gjithë të heqin bravat nga dyert e tyre e tju thonë hajdutëve e bandave, “bujrum” futuni në shtëpinë tonë e bëni çfarë të doni me ne e me pronat tona.
          As kam qenë e as jam i bindur se Berisha e ka merituar “non gratën” nga SHBA sëpaku para Ramës që i ka kaluar të gjitha caqet e veprimeve antidemokratike e antishqiptare.
          Jam plotësisht i bindur se një ditë drejtësia do të zbulojë tërësisht intrigat e ndyra që përdori Rama për të denigruar Berishën e do të jetë ai i ndëshkuari.
          Por kjo nuk më pengon që ta shoh me sy kritik Berishën për shkatërimin e PD vetëm për hallin e tij personal, sadoqë nuk e meritonte.

          1. Ok, po e ndez motorrin me qymyr 😉.
            Shtremberimi i te vertetes, me w se arar ed s
            , ne komentin tend te pare, eshte kur paraqet bashen si pro perendimor dhe berishen kunder saj duke mos dhene

          2. Ok, po e ndez motorrin me qymyr 😉.
            Shtremberimi i te vertetes, me ironi , ne komentin tend te pare, eshte kur paraqet bashen si pro perendimor dhe berishen kunder saj, pastaj qellimisht kalon te skenderbeu dhe i flet “trimit” vet si skenderbe.
            Ne komentin e dyte thua qe basha perforcoi bravat e shtepise. Shtepia nuk eshte e bashes, as e berishes, eshte e demokrateve dhe demokratet zgjodhen berishen. Nje shembull te trashe, sikur te fitoje nje shtepi ne ankand dhe policia te te thoshte qe nuk eshte e jotja por e ish pronarit.
            Tani te arsyetojme problemin personal te berishes. Sic e pranon, percaktimi i berishes eshte pune e piset e rames, por pse rama do te investohej kaq keq kunder berishes, cfare halli kishte, problem personal apo politik i tij?!
            Vertet mendon qe basha duhet dhe mundet te vije ne pushtet duke shfrytezuar nje padrejtesi?!

    2. mua me duket sikur Meta-Berisha jan partner me Ed Ramen. Te tre jan komod me pozicionet qe kan. Meta-Berisha kan nevoj thjesht per imunitet politik qe te mos humbasen gjen e vjedhur e te mos bien brenda. Ashtu dhe Rama ka nevoj per pushtetin per te njejtat arsye, keshtu qe duke e ditur ne menyr te sigurt qe Meta-Berisha nuk do vijn kurr ne pushtet, per Ramen eshte me komode kjo dyshe sesa cdo alternativ tjeter. Keta nuk vijn kur per due arsye kryesore: pervec militanteve, te gjith shqiptaret e tjer i kan te dy keta ne krye te listes se politikaneve te urryer (Rama rezulton icik me pak i urryer). E dyta, pa mbeshtetje nderkombetare, nuk mund te vijn kurr ne pushtet, nuk e le USA dhe BE qe pushtetin ta marrin keta te dy. Rama eshte me fat per kete dhe eshte komod me keta.

      1. Kush e ka demtuar me shume imazhin e shba, rama apo berisha, ose me shqeto, cfare i ka bere berisha amerikes?! Per ramen nuk kam nevoje te te pyes sepse e di se cfare ka bere.

        1. Akoma shqiptarët me mendësinë e kohës së Dullës.
          Kush e “shkatëroi” më shumë Amerikën, Enveri apo Mehmeti ?
          Kush po e “shkatëron” më shumë Amerikën, Rama apo Berisha ?
          Asnjeri prej tyre.
          Të katër shkatëruan Shqipërinë e vogël e veten e tyre e jo gjigandin e demokracisë SHBA

  2. Luli ca do beje???
    Gojore do beje gjithe jeten pisi.
    Shiti krejte shqiptaret e djathte te narkomani neurotik bir i kristaq xhelatit perdhunuesit
    Dhe nipit te spiro koleke bushtres bllokmene.

  3. Luli ca do beje???
    Gojore do beje gjithe jeten pisi.
    Shiti krejte shqiptaret e djathte te narkomani neurotik bir i kristaq xhelatit perdhunuesit
    Dhe nipit te spiro koleke bushtres bllokmene
    Puna me e mire Per lulken eshte te qihet.
    Per gje tjeter sben pragqiri.

    1. Çar do bëjë? Një vrimë në ujë si gjithmonë. Kartë e djegur si të gjithë. Tradhëtarë e të urryer do jenë sa të jenë gjallë.Me ndihmën e tyre u rivendos monizmi dhe i shkatërru vendi.

    1. pse na hapni barkun dhe flisni si papagall te udheheqesit. nje pyetje e thejsht. Kush e vuri Bashen ne krye te PD? Kush ja garantoi kryetarllikun pas cdo humbje qe ky bente? Kush e mburrte dhe e mbeshteste deri ne momentin qe perjashtoi babin nga partia? Pergjigju ketyre dhe do e kuptosh qe Basha nuk ka faj, sepse thejsht ka qen buratin qe per 9 vjet u perdor nga baba dhe per 3 muajt e fundit nga USA. Kaq. PD e shkaterroi kush e krijoi, qe per te mbrojt bythen e vet e shiti te Like floriri. Po ju vazhdoni beni papagallin e udheheqesit.

      1. I paemër 11:58; ;kryetarllëkun ja garantoj Berisha , si i ri europian që ju servir , ndërsa kryekarllëkun e hajdutëris ja garantoj Ram-drog -krimi së bashku me Mc.Gonigal a-mer-ik-anin , pushtin hajdut , për të organizuar dhe zbatuar kurthet për shkatërrimin dhe eliminimin e opozitës . Dhe sot , ky ordiner , fshihet si mi i hales Rama , një me bandën rilind-krimin , me shpresën për t’u çfaqur kur të gjej momentin , me mendimin se këtë lloj tradhti -pabesie do t’ja falin demokratët dhe Berisha , i cili i besoi verbërisht kësaj mostre qimezi .

  4. Basha ka realisht mbeshtetje te nje pjese e konsiderueshme te strukturave te partise Demokratike. Se si do i shfrytezoj kete mbeshtetje e kemi te veshtire ta hamendesojme. Por Basha ka nje realitet te cilen ai nuk ka shanse ta mos ta perfilli, ka armiqesini totale te grupit te Berishes gjithashtu ka dhe anarkine, skufllikun, dyfyteresine, e luften e te gjitheve kunder te gjitheve te grupit antiberisha. Besoj se ai do prese qe te dy grupet te deshtojne keqas e do rishfaqet ne horizont. Ne ndodh e kunderta cilki i tij politik ka mbaruar!

  5. Lul qefliu , specialist i zoti vetëm për lyerjen e flokëve duke mos lënë qime ti bjer në tokë pa u lyer , pas 14 majit do bëj atë , që do të ndryshoj ngjyrën e flokëve , nga kurvë zeshkane do të bëhet kurv bjonde , për mos e njohur njeri , pasi edhe ata Bardha-t , që i kanë mbetur e i bëjnë fresk për ti tharë flokët e lyer , do t’a abandonojnë .

  6. Pse janë tërhequr kandidatë e Alibeajt? Ka raste që mund të jenë kërcënuar nga elementë të krimit të organizuar, ka informacione nga burime informative të institucioneve serioze. Me rast konkret, Çapjat kanë qenë historikisht një familje e djathtë, ku janë sot? Janë të goditur nga drejtësia, kë do votojnë Çapjat? Janë në burg, por janë të predispozuar të mbështesin opozitën.

  7. Te gjith ata qe thone, pune e madhe se basha nuk prish asnje pune.
    Mbas qirjes se rend qe do pesojn. Ne 14 maj. Prap bashes do ja hedhin fajet…… Ai Ai i ka fajet.

  8. “Basha genjen edhe per oren” eshte nje percaktim i gjetur qe do te mbetet gjate per nje njeri qe hyri si kukull ne politike permes Kop-it e doli si kukull nga PD, por me kostumi Kryetari.

    Asnje skenar i Bashes, i cili nuk gjen vrime ku te futet, nuk mendoj se eshte i realizueshem.
    Te tjera kukulla do te dalin ne krye te PD se vules, qe te kujton sjelljen e anglezeve me Ballin Kombetar gjate dhe pas luftes N-Cl.

    1. Basha ka mbaruar, e para jemi të gjithë të mbaruar që kur thoni se do fitojë rilindja me gjithë të zezat dhe shpopullimin masiv që ka krijuar. Po ikin njerëz me punë të mira dhe ju thoni do fitojë rilindja. Tani do filloje shkatërrimin e pallateve se duhen bërë kulla dhe nga qendra do ikni në Yzberisht apo freksu për të marrë një shpi sociale. Mundet?

  9. ai që i thonë themeluesi dhe udhëheqësi historik i PD-së, ai në histori mund të hyjë si misionari i Komitetit Qendror të Ramiz Alisë, po jo i demokracisë.

    Berisha ishte besnik jo vetëm ndaj Ramiz Alisë, por edhe Enver Hoxhës. Ishte shumë besnik ndaj mënyrës se qeverisjes së Enver Hoxhës”, u shpreh Gumeni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *