• |
ide | kryesore

E rëndë në Fushë Arrëz/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, ndërrojnë jetë nëna me dy vajzat

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të shtunë në Fushë Arrëz të Shkodrës, ku nëna me dy vajzat kanë ndërruar jetë pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike njëra nga vajzat, në ndihmë të saj ka shkuar edhe e ëma dhe motra tjetër, por elektriciteti është përcjellë duke i marrë jetën edhe atyre.

Sipas policisë viktimat janë P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe, banuese në Fushë Arrëz. Grupi hetimor vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fushë Arrëz/ Informacion paraprak

Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz. Nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



4 Comments

    1. Shqiprija eshte kthyer në një thertore pèr njerzit që jetone në të po të kishte ndodhure një gjë e tille në vend perdimore do ishte bër nami por Shqiprie e kane më problem për politikanet hajduta dhe vrase se sa për jeten e femive.

  1. Te vihet nen hetim OSHE dhe te demshperbleje kete familje per jetet e humbura. Te hetoje Policia, jane 3 jete te humbura .. e dhimbshme sinq., tmerr i madh! Ngushellime familjes, qofshin te parajses ..

    1. Në vendet e zhvilluara shtëpitë pajisen me ndërprerësit e rrymës elektrike që shpëtojnë jetën (Salvavita)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *