• |
ide | kryesore

Lija e majmunit/ Manastirliu mbledh ekspertët: Vaksinim për kontaktet e afërta

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Këtë të hënë është mbledhur Komiteti Kombëtar Teknik-Këshillues i Imunizmit në Institutin e Shëndetit Publik, për masat paraprake për virusin e lisë së majmunit. Komiteti i Ekspertëve ka rekomanduar vaksinën e lisë për kontaktet e afërt dhe personelin shëndetësor, në rast të shfaqjes së rasteve me linë e majmunit.

“Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimt ka marrë vendim, në trajtën e një rekomandimi, për të mundësuar që për sa i përket kontakteve të afërta të rasteve m, të cilat mund të diagnostikohen me linë e majmunit, të mundet të përdoret vaksina e lisë. Një vaksinë, e cila ka një efikasitet, sikurse edhe studimet tregojnë, rreth 85% për sa i përket mbrojtjes nga lia e majmunëve. Vlerësohet nga ekspertët tanë që do të jetë një sasi, e cila për këtë fazë do t’i dedikohet kontakteve shumë të afërta apo edhe personelit mjekësor, që mund të jenë në përballje këtë sëmundje”, tha Manastirliu.

Gjithashtu, Manastirliu tha po bëhen përgatitjet për diagnostikimin e lisë së majmunit në laboratorin e ISHP-së.

“Ne jemi duke u përgatitur me Institutin e Shëndetit Publik që, nëpërmjet metodës PCR, të mund të kemi edhe në Shqipëri pikërisht mostrat primer, të cilat mund të evidentojnë edhe në vendin tonë, në këtë laborator të ISHP-së, diagnostikimin e lisë së majmunit. Aktualisht ne jemi duke bashkëpunuar me laboratorët e referencës në Londër dhe në Hollandë, për të patur mundësinë që mostrat të cilat mund të jenë të dyshuara, të mundet të referohen menjëherë, ashtu sikurse bëjmë edhe me rastet e ndryshme të varianteve të Covid19”, bëri me dije Manastirliu.

Edhe pse Shqipëria është një vend me risk të ulët përsa i përket lisë së majmunit, Manastirliu theksoi se ka një survejancë të shtuar aktive.



6 Comments

    1. Kjo dhe mediat bejn ramapolitike, politiken e rames, klientit te rregullt te oligarkise, dhe skifterit te sorros e globalizmit, duke u rene daulleve te frikes qe te frikesoje e mashtroje publikun mbi nje rrezik te supozuar, dhe te justifikoje vershimin e radhes te fondeve publike ne xhepat gjigande te padroneve te tyre.
      Jane gati te perhapin epidemira me vullnet neper popullate, qe tjua fusin koken te bytha jo vetem per fondet publike te cila merren borxh me interesa pee te cilat askush s’flet, por edhe ta shtyjne perjetesisht perfund e me perfund.

  1. Hë u zgjuat prap ju ndrikullat e “komitetit të ekspertëve”??!! Erdhi lija e majmunit tani, iku lakuriqi i natës??!! … Ikni e mos u dukni më me vaksinat e juaja të qelbura!!

    Shkoni të kapni ndonjë lek se atë dini ta bëni mirë!! KÇK.

  2. Po cfare vaksine flisni o karakurva te ndyra. Shumica e shqiptareve e ka bere vaksinene Lijes se dhenve te cilen ju doni ta perdorni por nuk eshte ajo. Lija e majmunit sipas raportimeve deri tani eshte shfaqur tek homoseksualet dhe ka ardhur si rezultat i kontaktit te afert. Gjithashtu raportohet se varikarsinat e Covid 19 kane pasur brenda elemente te ketij virusi dhe mos u cuditni kur te shihni vetem te varikarsinuarit te shfaqin shenjat e lise se Majmunit. Do benit mire qe Ramazonit tuaj ti benit vaksinen e lise se Gomarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *