• |
ide | kryesore

36-vjeçari italian del pozitiv njëkohësisht me HIV, Covid dhe linë e majmunit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ai rezultoi pozitiv për linë e majmunit, Covid dhe HIV në të njëjtën kohë. Protagonist është një 36-vjeçar, me origjinë nga Siçilia dhe që sapo ishte kthyer në Itali nga një udhëtim në Spanjë.

I riu pati simptoma të shumta: ethe, dhimbje të fytit dhe dhimbje koke, lodhje dhe një inflamacion të zonës së ijeve. Për të përshkruar rastin që deri tani mund të ishte konstatuar vetëm në libra ishin studiuesit e Universitetit dhe Poliklinikës Rodolico në San Marco të Katanias.

Infeksioni ndodhi në korrik. 36-vjeçari u shtrua në spitalin e Katanias dhe doli prej tij sapo rezultoi negativ për Covid dhe linë e majmunëve.

“Duke qenë se ky është rasti i vetëm i raportuar i bashkëinfektimit me virusin e lisë së majmunit, Sars-CoV-2 dhe HIV. Nuk ka ende prova të mjaftueshme për të mbështetur faktin se ky kombinim mund të përkeqësojë gjendjen e pacienteve” – thanë mjekët.

I sëmuri u tha mjekëve se në Spanjë kishte pasur seks të pambrojtur me burra të tjerë.

“Rasti vë në dukje se raportet mund të jenë mënyra mbizotëruese e transmetimit për linë e majmunëve”, – thanë ekspertët. ©LAPSI.al



9 Comments

  1. Eshte me 3 varikarsina ne trup. Doktoret qe nuk jane pjese e lojes se ndyre te WEF dhe globalisteve ka kohe qe kane dhene alarmin qe kush ka bere 3 varikarsina duhet te bej testin e HIV

  2. Pidhi satom është rrafsh I sheshtë si edhe truri jot dyst o COVIDJOT i PARTISË! Ik shko futja 1 dopjo Pfizer dhe shkofsh në pidh të Anetës!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *