Një 42-vjeçar është arrestuar në Shkodër pasi ka ngacmuar seksualisht një të re 16-vjeçare. Mësohet se shtetasi me inicialet R.B ka ngacmuar seksualisht adoleshenten në rrugën “Muhamet Gjollesha”në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi”, duke tentuar ta puthte atë e ta prekte në vendet intime.
Pas kallëzimit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.